Gruaja

Zëri i gruas dëgjohet në Femart

Ashtu si çdo vit tjetër, festivali Femart edhe në edicionin e sivjetmë, që starton me 25 maj, do të bëjë bashkë gratë e profesioneve, kulturave e gjuhëve të ndryshme, të cilat na rrëfejnë nga perspektiva e tyre idetë dhe konceptet për të drejtën dhe feminizmin.

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, organizon për herë të 5-të Festivalin FEMART duke filluar nga data 25-31 Maj 2017.
FEMART është festivali i artisteve dhe aktivisteve, që çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota, të cilat shfaqin punën e tyre kreative me anë formave të ndryshme artistike si: shfaqjeve teatrale, filmit, film dokumentar, film të shkurtër, ekspozitave, performancave, koncerteve, ligjëratave, punëtorive, paneleve të diskutimeve dhe prezantime të ndryshme në formë të artit.

Ky festival është një platformë për fillimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve, që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë, duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe është një urë-lidhëse për ndërtimin e paqes në rajon. E veçanta e këtij edicioni është organizimi i më shumë se dyzet aktiviteteve, që do të mbahen në kryeqytet dhe në Mitrovicen veriore.

admin

Artikujt e tjetrë