Kulturë

Trashëgimia kulturore “këmbëkryq” në shkollën Meto Bajraktari

Një mesazh ndërgjegjësimi për vlerat dhe rëndësinë që ka trashëgimia kulturore shqiptare, jo vetëm për ne si komb, por edhe për botën u dha sot nga nxënësit e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Mospranimi në UNESCO, njohja dhe evidentimi i vlerave arkeologjike, arkitekturore dhe shpirtërore kanë qenë tema kryesore e këtij aktiviteti, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, z.Qemal Minxhozi.

Sipas drejtoreshës së shkollës, Valbona Kastratit, kjo shkollë tashmë e ka bërë traditë që çdo vit shkollor të realizohet një temë globale me përmbajtje varësisht nga aktualiteti shoqëror ku synohet të jetë e integruar në të gjitha fushat aurikulare dhe të ketë një lidhshmëri ndërkurikulare me gjithë përfshirje të ciklit klasor dhe atë lëndor. “Vetëdijesimi i nxënësve për identifikimin, ruajtjen e monumenteve, promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në shoqërinë tonë. Me këtë rast aktivi i shkencave humane dhe i matematikës procesin e realizimit të punës hulumtuese e kanë arritur duke kaluar nëpër disa faza zhvillimore me aktivitetet të shumta si vizitat në qytete të ndryshme të Kosovës, intervista, bashkëpunime me ekspertë profesionalë të muzeut të Kosovës, gjithashtu edhe një bashkëpunim të ngushtë të prindërve për realizimin e kësaj teme”- u shprehë drejtoresha Kastrati. Nëpërmjet numrave të ndryshëm teatral, muzikor, prezantues nxënësit e kësaj shkolle para të pranishmëve prezantuan Kosovën nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore.

Me këtë rast ambasadori Minxhozi, në fjalën e tij të rastit, theksoi rëndësinë që kanë tema të tilla për tu kultivuar në brezat e rinj të Kosovës, të cilët janë e ardhmja e këtij kombi.

18554764_10210900970858154_502595485_n

18554688_10210900966538046_1628353700_n

admin

Artikujt e tjetrë