Kulturë

Muzetë dhe historitë e kontestuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, nesër do të zhvillohen aktivitete dhe prezantime me temën: “Muzetë dhe historitë e kontestuara: Trego diçka tjetër në muze (Të thuash të pathënën në muze), në Muzeun e Kosovës.

Një ditë e ngjueshur me aktgivitete dhe me një program, i cili do të prezantojë muralin “Ne jemi trashëgimia”, të punuar nga nxënësit e ShMT “28 Nëntori”, punim që shfaqë kreativitetin e nxënësve të inspiruar nga thesari muzeor, duke e pasqyruar atë në kontekstin artistik. Ndërsa dita do të pasohet me aktivitete të tjera si:

ABC për trashëgiminë kulturore – një program edukativ interaktiv që zhvillohet në Muzeun e Kosovës, dhe ka për qëllim të edukojë gjeneratat e reja me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të Kosovës, ku përmes gërmimeve të improvizuara arkeologjike fëmijët mësojnë për arkeologjinë si shkencë.

 “Shkolla verore e artit”– një projekt edukativ për artin pamor, në zgjerimin e njohurive për art, ku pjesmarrës janë fëmijët e shkollave të kryeqytetit.

Arti i interpretimit” -Të ringjallim dhe kultivojmë kulturën shekullore, përmes vlerave dhe traditës së pasur të veshjeve popullore. Si një mundësi e mirë për të njohur historinë tonë të shkuar, atë pjesë të historisë që na përket dhe duhet ta ruajmë. Në të gjitha veshjet e punuara nga nxënësit, pasqyrohen artifakte sa më origjinale të mbijetesës shqiptare.

Atelietë e trashëgimisë” – zhvillohen mbi bazën e libërthave për fëmijë të konceptuar si mundësi për të organizuar aktivitete praktike mes fëmijëve dhe mësuesve/prindërve. Për këtë atelie, fëmijët e moshave 6-9 vjeç do të përfshihen në një dialog mbi njohjen e veshjeve karakteristike kombëtare si dhe në lojëra si modelizmi, ngjyrosja apo vizatimi bazuar në motive dhe koncepte tradicionale.

 

 

admin

Artikujt e tjetrë