Kulturë

Maratonë filmash në kinemanë ABC

Për të gjithë të pasionuarit e ekranit të madh, kinemaja e kryeqytetit ABC, ju fton të bëheni pjesë e përjetimeve magjike përgjatë tërë javës.

Në ekranin e ABC-së, këtë herë me veprat dhe rolet e tyre vijnë regjisorë dhe aktorë fitues të çmimeve Oscar.

Aktori i njohur Tom Hanks vjen me premierën e filmit “The circle”, i zhanrit  dramë fantastiko-shkencore dhe triller  që shfaqet nesër18 maj, në orën 20:00.

Për dashamirët e horrorit, regjisori Ridley Scott, vjen me premierën e filmit “Alien Covenant”, i cili po ashtu starton të shfaqet nga dita e nesërme, enjte, 18 maj, në orën 22:00.

Ndërsa gjatë  fundjavave do të mund të shohim filmin e animuar një komedi e mrekullueshme familjare, që po shfaqet në ABC, “The Boss Baby” në versionin 3D.  Një histori universale gazmore rreth ndikimit të pjesëtarit më të ri në familje, e rrëfyer nga këndvështrimi i një 7 vjeçari inteligjent.

Çdo ditë në ora 18:00 shfaqet drama triller, “Aftermath” me regji të Elliot Lester dhe në interpretimin e aktorëve Arnold Schwarzenegger, Scott McNairy, Maggie Grace, Martin Donovan, etj.

Çdo natë në ora 20:00, shfaqet drama fantastiko-shkencore “The circle”, me regji të  James Ponsoldt dhe lojën e aktorëve të njohur Tom Hanks, Emma Watson and John Boyega, Bill Paxton, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

admin

Artikujt e tjetrë