Kulturë

Unë trazohem nga diçka kur krijoj

“Marr shumë prej këtij vendi, e du këtë vend ku jetoj, me gjithçka që ka e që nuk ka.” Doruntina Kastrati

Foto: Arben Llapashtica

“Arti s’është një recetë që  duhesh t’i përmbahesh me saktësi.” Kështu thotë Doruntina Kastrati kur e pyesim se cilët mund të jenë përbërësit kryesorë të punës së një artisti. Ajo i përket brezit të ri të artistëve dhe puna e saj nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga juri e artistë të rëndësishëm të vendit. Së fundi është vlerësuar si artistja më e mirë në garën e përvitshme që mbahet në Galerinë e Arteve në Kosovës, “Artistët e së nesërmes”, me punën “Bashkë me ty po thahen edhe lulet”. Një instilacion që në mënyrë të sofistikuar bënë harmonizimin apo gërshetimin në mes realiteteve shpesh herë kontraste, duke vënë në pah lidhjen në mes sociales, personales, politikës etj. Megjithatë artistët që në fillimet e tyre identifikohen me disa veti apo tipare të punës së tyre, që i bënë të dallueshëm nga të tjerët. Në rastin e Doruntinës janë elementet të cilat ajo i përfshinë nga ambienti i jashtëm në atë të brendshëm, duke sjellë kështu një realizim të veçantë dhe identifikues të artistes. Dhe padyshim se kjo përzgjedhje apo kjo mënyrë pune ka origjinën që nga fëmijëria, e që Doruntina e kujton si momentin e të qenët e lirë, dhe të vendosurit pa presion mbi gjërat që ka dashur. Ashtu si çdo artist që frymëzohet nga një ngjarje, moment, film, muzikë, personalitet…Doruntina thotë se gjithnjë e ka pasur të vështirë që të përgjigjet në lidhje me këtë duke qenë se shpesh herë ia ka bërë edhe vetes të njëjtën pyetje.

16996033_10154481263813261_5985721973518578500_n

17022420_10154481264393261_4484305345234612062_n

 “Gjithmonë e kam pas të vështirë të flas sa herë që më është shtruar kjo pyetje, madje ndonjëherë edhe kur e kam pyet veten.  Jo që nuk e kam një të tillë, por në fakt edhe nuk e kam. Jam në një  fazë ku po i kushtoj  më shumë kohë leximit dhe hulumtimit, ndoshta pak ma detajisht se që kam bërë deri tani. Edhe mos të them që çdo ditë po ndeshem me një artist, që përpara nuk kam pas njohuri rreth tij, kjo në fakt po m’i ndryshon edhe preferencat paraprake. Por mund të përgjigjem kështu; Në Nju Jork kam qenë në vizitë në muzeun Dia Beacon, dhe po që më ka impresionuar Richard Serra.”

17021762_10154481261783261_4395206731368293053_n

Ndërkaq procesi i punës së realizimit të një vepre është pjesa tjetër, që në një farë mënyrë luan një rol vendimtar në finalizimin e asaj vepre. Doruntina thotë se kur krijon trazohet nga diçka.

“Unë trazohem nga diçka kur krijoj. Duke qenë e  trazuar nga shkatërrimi  e gjej veten duke krijuar një konstrukt.  Biles shpesh, duke kërkuar të përsosurën në mes të shumë alternativave, përfundoj duke mos e zgjedh asnjërën, pastaj vetvetiu ose e nxitur nga unë, se di, gjithçka shndërrohet në një rrëmujë të plotë, e kështu vjen momenti të cilin e kërkoj. Me pak fjalë përplasja e këtyre dy kontrasteve m’bën me gjurmu për një territor, ku këto të dyja kishin mujt me qenë n’paqe. “

E në anën tjetër është edhe ndikimi i ambientit, përditshmërisë, rutinës që futet në procesin e realizmit artistik.

 “Oh,me plot gojë e them janë faktorët kryesorë të punës sime. I kushtoj vëmendje rrethit ku jetoj, kulturës, mentalitetit, njerëzve e gjithçka tjetër që kam për rreth. Janë elemente shumë të rëndësishme të punës time. Unë marr shumë prej këtij vendi, e du këtë vend ku jetoj, me gjithçka që ka e që nuk ka.”

 

 

 

 

 

 

 

admin

Artikujt e tjetrë