Lifestyle

Uji i pijshëm, dilemat dhe rëndësia

17141053_10212292876901790_2128207378_n

Nga Dukagjin  Bala

Ju lutem a pihet uji në rubinet këtu tek ju (Rotterdam) më pyeti një mysafir, po, i them pa kurrfarë problemi… Jeni i sigurt?! Gota e mbushur e imja aty afër i referohem, ja aty e pijë unë vet zotëri, pa kurrfarë meraku pije. Në Holandë uji i pijshëm është shumë i mirë, shumë eksperimente dhe hulumtime janë bërë nga shumë kompani të huaja dhe poashtu edhe vendase, konkluzioni është se ai është shumë i pastër, por jo perfekt. Hulumtimi i fundit për ujë të pijshëm qe është bërë nga një kompani për ujin në përgjithësi kanë ardhur në konkluzione që uji këtu është top-kualitativ,poashtu edhe sëmundjet që shkaktohen nga uji jo i mirë kanë qenë këtu shumë të vogla në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Arsyeja kryesore është klori që futet në ujë me përmasa të shumta, në dy kompani në Roterdam futet klori në ujë sa që as nuk ka kurrfarë negativiteti në shëndet, dmth është pothuajse i paprekur dhe shumë i rehatshëm. Uji në Evropë ka çdo ditë e më shumë kërkesa, por edhe konkurrencë sa më shumë e më shumë. Por athua pse? Është shumë e vërtet që njeriu ka shumë nevojë për ujë në çdo ditë të pijë, por të kuptohemi ujë të sigurtë. Të gjitha fabrikat e ujit të përpunuar në Benelux janë të kontrolluara në mënyrë të rreptë, që dmth ato janë shumë të sigurta dhe kualitative.

Uji në Kosovë që pihet nuk kontrollohet sa duhet dhe siç duhet. Filtrimi i ujit poashtu në shtëpia nuk bëhet fare, kurse uji që shitet në dyqane poashtu nuk është i kontrolluar aspak. Kurse dilema dhe shqetësimi më i madh është në fshatra ku uji pihet nga puset ku ato askush kurrë nuk i ka kontrolluar apo vizituar ndonjë inspekcion. Çka duhet të dimë dhe si mundemi ta kontrollojmë ujin që pimë. Uji në puse nuk duhet të konsumohet nëse nuk ka pompa për filtrim, dhe nëse nuk bëhen analizat përkatëse  dmth duheni të kujdeseni vetë dhe të bëheni më kurioz në aspektin e hulumtimit. Uji në zonat ku nuk ka kanalizim të ujit, duhet të vlohet në zjarr për 10-15 min, që të gjitha bakteret të eliminohen, dmth është mënyra më e thjeshtë e mundur. Metoda tjetër nëse keni tableta të jodium mundeni ta vendoseni një për 1 litër ujë që dmth ato poashtu i vdesin bakteret që janë në ujë, kjo metodë zakonisht përdoret nëse je në pushim në kampe ku përdoret uji i shiut si ujë i pijshëm. Ka edhe shishe me filtër të posaçëm në shishe që mbushet uji në shishe dhe ai automatikisht filtrohet vet. Kurse nëpër shtëpi është shume e thjesht të filtrohet ai ujë që vjen në çezmë, janë disa vegla të vogla që hyjnë në grykë të çezmës dhe vendosen aty, filtrimi bëhet i mirë dhe efikas, nëse zhvendoset ajo vegla nga çezma për tu pastruar ju mundeni  t’i shihni mbeturinat që mbesin në atë veglën e filtrimit. Unë nuk e di se a munden të blihen ato vegla në Kosovë, por ato mundeni t’i porositni nga të afërmit tuaj që jetojnë në Evropë e gjetiu. Shumë njerëz besojnë se uji i ambalazhuar nga supermarketi është e shëndetshme se uji në rubinet, por ata nuk e kuptojnë se rreth 40 %  të gjithë ujit që ju mund të blini është me të vërtetë  uji i rubinetit që shitet në dyqane. Por ka ujë qe është A-merk dhe është me kualitativ. Pirja e ujit është një pasuri primare dhe nuk duhet të përbëjë një rrezik për shëndetin e njeriut  në asnjë pikëpamje. Uji në rrethinën e Mitrovicës është plotësisht i pijshëm, ujin në Mitrovicë e bënë edhe më unike edhe lumi i Ibrit i cili është i mirë, por duhet një kujdesie shumë më e madhe dhe një kontrollim shume i rreptë për kujdesjen e tij. Uji i rubinetit me kualitativ para disa vitesh ka qenë më i miri në këto qytete, Nju Jork, Roterdam, Athinë, kurse shtetet që kanë ujin më të pastër janë Zvicra, Norvegjia, Luksemburgu. Me mijëra njerëz kanë jetuar pa dashuri, por asnjë nuk ka mundur të jetojë pa ujë.

 

 

 

 

 

admin

Artikujt e tjetrë