Lifestyle

Tradita, një verë e prodhuar me dashuri

Një shije ndryshe tashmë në tregun e Kosovës, Tradita është vera më e re, unike dhe e prodhuar me shumë dashuri e pasion në një kantinë familjare në Rahovec.

Foto: Shpend Maliqi

Me një emërtim po kaq të veçantë, Tradita është vera që i duhet tryezës tonë në secilin event, në darkë familjare, me miqtë në një mbrëmje festive, por edhe si një dhuratë e vlefshme dhe që mbahet mend gjatë, për njerëzit tanë të zemrës. Është një nga verërat që është realizuar e prodhuar me shumë përkushtim, që nga kultivimi i rrushit autokton duke kaluar pastaj në prodhimin e verërave nga këto variete në mënyrë tradicionale të procesit të fermentimit. Ato ruajnë dhe kultivojnë identitetin e vendit ku kultivohet rrushi, duke u bërë kështu pjesë e rëndësishme e prodhimtarisë e cila prezanton regjionin e Rahovecit, por edhe tërë Kosovës. Një traditë e trashëguar dhe e ruajtur me shumë dashuri që nga koha e lashtë e paraardhësve tanë, ilirëve, të cilët janë shquara për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës, ndër më të mirat në rajon.

Një tjetër segment i rëndësishëm i verës tonë Tradita, është filozofia e kantinës së saj, që qëndron në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tipik vreshtarë duke u bazuar në vlerat e veçanta dhe cilësinë e lartë të verës së prodhuar, e cila na dhuron ndjenjën e shijimit të mineralitetit të tokës, traditës shekullore dhe pasionit të vreshtarëve në kultivimin rrushit.

Tradita është ndryshe … unike e prodhuar me shumë pasion dhe dashuri.

1

Disa nga llojet e verërave Tradita

ILIRIDA– Alk = 13.5%, është verë e thatë,  e cila prodhohet nga varieteti i rrushit autokton i njohur si Prokupe, njihet edhe me emra të ndryshëm si Dibrak, dhe Zerçan. Ky varietet konsiderohet si një ndër hardhitë më të vjetra në territorin e Ballkanit. Është kultivuar dhe e përhapur qysh nga koha ilire (në popullatën shqipfolëse është e njohur si hardhia ilire, pasi që kjo hardhi është e përhapur në territoret e lashta Ilire). Vjelja e rrushit është bërë nga fermerët e pasionuar pas këtij varieteti, e cila është bërë me dorë dhe rrushi klasifikohet me shumë kujdes. Për shkak të rezistencës ndaj sëmundjeve dhe infektimeve të ndryshme, ky varietet nuk ka nevojë për aplikimin e masave mbrojtëse dhe është një nga varietet më miqësore për mjedisin. Ky varietet rrushi jep verëra të zjarrta me shije mesdhetare, me ngjyrë të kuqe të mbylltë, me aroma dhe shije frutash si vishnjë dhe aroma të frutave të egra të malit. Në shije ka përmbajtje të erëzave dhe tanine të freskëta me një aciditet pikant, që i japin verës një potencial të lartë për maturim dhe ruajtje për një kohë të gjate (veçori e kësaj vere është formimi i kristaleve të verës në shishe).

6

VRANINA – Alk = 13.5% varieteti Vranac& Vranç, specialiteti nga Kosova i kultivuar në thellësinë e regjionit vreshtarë të Rahovecit, në tokat e pasura me minerale dhe guaca të lashta me miliona vjet. Kjo verë karakterizohet me ngjyrë të kuqe rubin, në të kuqe të errët, me shije frutore me aciditet të butë, tanine me përmbajtje të integruar harmonike. Veçohet me aromë të manave të kuqë dhe manaferra të pjekura. Rekomandohet të shërbehet me mish gjedhi dhe meny ballkanase. Shërbehet në temperaturë: 16-18 ° C.

DRINIA –  është specialiteti i Lugut të Drinit të Bardhë- Alk = 13%, është një përzierje e verës nga varieteti Prokupa, Vranac dhe Cabernet Sauvignon.

admin

Artikujt e tjetrë