Lifestyle

Të rënë në rrjetë!

Geta rrjetë dhe xhinse, triko dhe pantallona të gjera si në vitet e  80-ta, këtë pranverë janë uniseks.

Kim Kardashian u tallë, u akuzua për ekstremizëm … najloni, kur u shfaqë në llogarinë e saj të në Instagramit, shumë muaj më parë, me një triko rrjetë e gjerë  veshur me një palë xhinse me bel. Për shume kohe te harruara apo te futura ne fund te dollapëve, çorapet dhe getat rrjete rikthehen furishëm ne mode këtë sezon. Larg stereotipit vulgar, këto geta do jene aksesori me i veçante. Për me shume stil dhe fashion kombinojini si duhet. Por pranvera ka ardhur dhe duket se është pushtuar nga rrjetat dhe xhinset gjithandej.

seraphina-fishnet-thigh-high-sock-Black-554880ae-

OLYMPUS DIGITAL CAMERA          Processed with VSCO with a5 preset

fishnet tights 1

Nuk ka rëndësi sesi i vishni ato mundet një palë çorape rrjetë me atlete apo me këpucë klasike, xhinse të gjera dhe të grisura, pulovra apo bluza sa më të gjera, dhe ju do të jeni in këtë stinë. Në fakt gjithmonë getat apo çorapet rrjetë janë parë si një aksesorë shuam ekstravagant, erotik, por sot nuk shihen aspak si seksi, por pjesë e përditshmërisë. Të trasha apo të holla, këto geta mund të luajnë rol të ndryshëm në veshjen tuaj. Me ato ju mund të krijoni një stil që përshtatet sa në një femine aq edhe në një rock veshje. Janë të shumta fashionistet të cilat veshin getat rrjete në xhinset e grisura. Xhinset mesatarisht të grisura dhe të mëdha nxjerrin në pah getat e veshura poshtë. Këto aksesore janë të thjeshtë për t’u mbajtur e për t’u kombinuar. Mund t’i vishni me xhinse dhe atlete, por edhe me një palë pantallona të zeza serioze, një bluzë të trashë e të ngrohtë dhe një pale mocassin.

admin

Artikujt e tjetrë