Letërsi

Pse mendjet e ndritura janë hermafrodite?!

“Në secilin prej nesh dy fuqi kryesojnë, një burrë, një grua … Mendja hermafrodite është tingëlluese dhe poroze … natyrshëm krijuese, e flaktë dhe e pandarë.”                                               

Përveç se një nga shkrimtaret më të mëdha dhe mendjet më të ndritura, që njerëzimi ka njohur ndonjëherë, Virginia Woolf, ishte edhe një grua me dituri të jashtëzakonshme në kompleksitetin tonë të ndërgjegjes dhe kreativitetit dhe në “vallen” e përjetshme të artistit me vetë-dyshimin. Shumë dekada para se shkencëtarët ta demonstronin pse “psikologjia hermafrodite” është thelbësore për kreativitet, Woolf e ka artikuluar këtë ide në një pasazh nga eseja e saj klasike, “A Room of One’s Own.”

Një vit pasi ajo shkatërrohet nga censura dhe politika e revolucionarizuar e identitetit gjinor me romanin  “Orlando”, Woolf shkruan:

“Mendja pa dyshim që është një organ misterioz…për të cilin dimë shumë pak, edhe pse varemi tërësisht nga ai. Pse ndjehem sikur ekzistojnë ndarje dhe kundërshti në mendje, sikur përjetojmë variacione nga shkaqe të dukshme në trup? Çfarë nënkuptojmë me “unitetin e mendjes”?…Është e qartë se mendja ka një fuqi aq të madhe për tu përqendruar në çdo moment, saqë duket sikur nuk ka vetëm një gjendje të vetme. Mund të ndahet nga njerëzit në rrugë për shembull dhe ta mendojë veten si të ndarë nga ata, në një dritare të epërme duke shikuar poshtë tek ta. Ose mund të mendojë me njerëz të tjerë në mënyrë spontane, si për shembull në një turmë në pritje për të dëgjuar ndonjë lajm të lexuar diku.”

Shumë kohë para se shkencëtarët të ishin në gjendje për të na treguar saktësisht se si e bënë këtë mendja, Woolf kishte shkruar: “Është e qartë se mendja është gjithmonë duke ndryshuar fokusin e saj dhe duke e çuar botën në perspektiva të ndryshme.”

Që kur burrat dhe gratë janë kategoritë e para të përvojës, në të cilën ne jemi pozicionuar si të posalindur dhe e cila vazhdon t’i formësojë pritjet e shoqërisë nëpërmjet jetëve tona, perspektivat e bashkangjitura në çdo përvojë gjinore janë ndër burimet më të thella dhe të vazhdueshme të ndryshimeve në kulturën njerëzore. Por Woolf argumenton se peizazhi më pjellor dhe më shpirtëror është ai ku nuk është i mjaftueshëm ndër-pllenimi në mes të dy anëve:

“Kur e pash një çift teksa futej në një taksi, mendja ndjeu sikur, pasi u nda, ajo kishte ardhur bashkë sërish në një bashkim natyral. Arsyeja e qartë do të ishte se kjo është e natyrshme, që gjinitë të bashkëpunojnë. Një instinkt i thellë, deri diku i paarsyeshëm në favor të teorisë së bashkimit të burrit dhe gruas e që krijon kënaqësinë më të madhe, lumturinë më të plotë. Por pamja e dy njerëzve duke u futur në taksi dhe kënaqësia që më jepte, më bëri gjithashtu të pyetesha nëse ata ishin dy gjini në mendje, që i përgjigjeshin dy gjinive në trup dhe nëse nga ata kërkohet të jenë të bashkuar në mënyrë që të përjetojnë kënaqësinë dhe lumturinë e plotë? Dhe unë në një formë amatore skicova një plan të shpirtit, në mënyrë që në secilin prej nesh të kryesojnë të dy fuqitë, burrë e grua; dhe në trurin e burrit, ai mbizotëron ndaj gruas dhe në trurin e gruas, ajo mbizotëron ndaj burrit. Gjendja normale dhe komode e qenies është ajo kur të dy jetojnë në harmoni, shpirtërisht bashkëpunues. Nëse njëri është burrë, sërish pjesa femërore e trurit do të bëjë efektin e saj; dhe gruaja gjithashtu duhet të ketë një raport me pjesën mashkullore të trurit të saj. “

Duke u kthyer tek Samuel Taylor Coleridge për ratifikim – “The truth is”, 1832, poeti dhe filozofi i njohur shkruante: “Një mendje e ndritur duhet të jetë hermafrodite.”

Woolf shton:

Coleridge mbase e ka menduar këtë kur ka thënë se një mendje e ndritur duhet të jetë hremafrodite. Kjo ndodh kur mendja është plotësisht e pllenuar dhe përdorë të gjitha aftësitë e saj. Mbase një mendje që është tërësisht maskuline nuk mund të krijojë, ashtu sikurse një mendje tërësisht feminine, mendoj unë. Por do të ishte mirë të testohet se çfarë nënkuptohet me maskuline-feminine dhe anasjelltas.”

Vepra e Virginia Woolf, “A Room of One’s Own”, mbetet njëri prej librave më të dobishëm e njëkohësisht më të vështirë për tu lexuar, që është shkruar ndonjëherë.

admin

Artikujt e tjetrë