Kulturë

#PriFestGreen mundësi për të rinjtë e talentuar

17545621_10155142397406950_5979119316108251497_o

PriFest fton të gjithë të rinjtë nga Kosova që janë të interesuar  në filmbërje për të marrë pjesë në Green Film Project dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta, që ofron ky program në botën e kinematografisë.

Green Film Project është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë e talentuar dhe kreativ në kinematografi, ndërsa afati fundit për të dorëzuar filmin është 30 qershor 2017.
Ky program mbështet të rinjtë kosovarë kreativ dhe të talentuar në prodhimin e filmave duke ju ofruar shumë mundësi me qëllim të mbështetjes në karrierën e tyre të mëtutjeshme.
Pjesëmarrësit në Green Film Project nëpërmjet talentit dhe kreativitetit të tyre do të kenë mundësinë të përfitojnë shpërblimin kryesor:
· Një kamerë profesionale
· Çmimin Hyjnesha e Gjelbër

Po ashtu si pjesë e projektit të rinjtë do të kenë mundësi që të prezantojnë filmin e tyre:
– para jurisë profesionale të festivalit
– para një audience të gjerë profesionale dhe të përgjithshme në festivalin më të madh të filmit në kryeqytet.
– të kenë qasje falas në të gjitha programet e filmit të festivalit
– krijojnë kontakte të reja, të marrin këshilla dhe ndajnë ide me artistë me renome të nivelit lokal dhe ndërkombëtar, të cilët do të jenë pjesë e festivalit.
– të rriten profesionalisht në prodhimin e filmit nëpërmjet përvojës së tyre gjatë projektit etj.

Programi Green Film Project ka për qëllim që të rris vetëdijesimin e shoqërisë në lidhje me mbrojtjen e ambientit përmes prodhimit të filmave. Të gjithë aplikantët mund të zgjedhin cilindo aspekt të ambientit dhe ta trajtonjnë atë në filmin e tyre, nga cilado perspektivë që mendojnë se është paraqitja më kreative dhe më e nevojshme për të ngritur vetëdijen në shoqëri.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e moshës 15-30 vjeç qytetarë të Republikës së Kosovës.
Përgatitja profesionale nuk është kusht për aplikim. Mjafton të keni ide, kreativitet dhe pasion për të prodhuar film.
Nga të gjitha aplikacionet, selektorët e festivalit do të përzgjedhin 10 më të mirët të cilët do të vlerësohen nga juria ndërkombëtare për të vendosur fituesin final.

admin

Artikujt e tjetrë