Kulturë

Pasionet e Fronit

Froni është nxënës i klasës së dytë në shkollën fillore “Ismail Qemali”, ndërsa ndanë kohën dhe për pasionet e tij aktrimin e muzikën. Megjithatë ajo çfarë pëlqen më shumë është matematika.

Jam Fron Zehri, 7 vjeç, shkoj në shkollën “Ismail Qemali” dhe jam në klasën e dytë, nuk është se unë kam menduar ndonjëherë të luaj ndonjë rol ose të merrem me aktrimin, por ndoshta janë tiparet fizike te miat, ndoshta sytë që i kam nga nëna, që t’i përshtatem rolit të regjisorit të filmit tim të parë. E gjitha filloj kur axha Arbër – regjisori i filmit “My hero” na takoi mua e familjen time dhe më propozoi të luaj rolin e djalit të një dëshmori në filmin e tij. Ai më kishte vënë emrin “djali me sy të mëdhenj” tek pjesa tjetër e ekipit, gjë që kuptova kur shkova të luaj skenën e parë. Axha Arbër me tregonte saktë se çka duhet të bëj dhe më inkurajonte shumë gjatë gjithë xhirimit. Krejt kjo më bëri që të më pëlqej të luaj ndonjë rol edhe ndonjëherë tjetër. Projekti im i parë dhe i vetëm është filmi “My hero” i regjisorit Arbër Krasniqi. Roli im në këtë film dhe skenat në të cilat luaj janë mjaft prekëse, e për më shumë ju le ta shihni filmin dhe vetë ta vlerësoni. Meqë regjisori më thoshte se unë luaj shumë mirë, më ka shtyrë të mendoj se ndoshta në të ardhmen të jem pjesë edhe e ndonjë projekti tjetër. Unë mendoj se jam i vogël të them nëse kam talent për aktrim, por nëse në të ardhmen do të merrem me aktrim atëherë roli im në filmin “My hero” do të ishte shkëndija e parë e talentit tim. Unë poashtu në kohen e lirë mësoj kitarën te mësuesi Luan Sapunxhiu, i cili mendon se kam talent për muzikë. Unë e dua shumë kohën kur luaj në kitarë dhe më pëlqejnë shumë mësimet me mësuesin tim. Ndoshta do të jem prezent në botën e artit dhe të gërshetoj talentin për aktrimin dhe muzikën, të cilat me siguri do t’i kem marrë nga babi. Por ajo çfarë më pëlqen seriozisht është matematika, për të cilën edhe mësuesja më thotë që jam shumë i mirë.

admin

Artikujt e tjetrë