Kulturë

Një balerinë si Anja

Anja Ereqi është balerina jonë më e re, e cila ka shumë pasione, por baleti është dashuria e saj më e madhe. 

Është një fëmijë që të bënë menjëherë për vete sapo e sheh, është vetëm tetë vjeç e si duket pasionet e saj janë të shumta, duke filluar që nga muzika, leximi dhe mbi të gjitha baleti. Një fëmijë i këndshëm, i komunikueshëm dhe i ëmbël, fillon të pozojë për revistën, e cila është një ndër të preferuarat e saj. Anja Ereqi, tetë vjeçare dhe shkon në shkollën “Lasgush Poradeci, dhe mësimi ishte pasioni i saj më i madh. Por përpara saj do të hapeshin të tjera porta dhe baleti do të ishte një prej tyre. Shumë shpejt, falë talentit, por edhe spikatjes nga ana e koreografes Romina Kaso, Anja do t’i përkushtohej baletit klasik. Lëvizjet, dëshira dhe puna e madhe që bënë çdo ditë për të qenë sa më e disiplinuar dhe afër baletit e nxisin Anjën e vogël, për të vazhduar më tej. Duket sikur ka lindur në skenën e baletit, shumë natyrshëm kapë çdo lëvizje, qoftë ajo e vështirë, por po aq afër është edhe me muzikën klasike. Por sigurisht pa lënë anash shkollën, Anja personifikohet me personazhet e famshme të filmave vizatimor, si Frozen apo Borbardha, të cilat shpesh edhe i vizaton. Anja vetëm sa ka filluar të “vallëzojë” me artet e ndryshme  për ta bërë rrethin, shoqërinë e saj më të mirë me talentin që ka.

admin

Artikujt e tjetrë