Kulturë

Në botën e Ninës

Nina Mazreku është vajzë 10 vjeçare nga Prishtina, vijon mësimin në shkollën “Xhemail Mustafa” klasa V/4, tek mësuesja Trëndelina Berisha. 

Nina në shikim të parë është vajzë e rëndomtë, madje paksa e mbyllur, e urtë dhe e butë nga natyra, mirëpo bota e Ninës është shumë e larmishme dhe interesante, plotë gjuhë, art e muzikë. Si fëmijë ka filluar shumë herët të flasë. Me 18 muaj e ka thënë fjalën LARTËMADHERIA JUAJ pa ndonjë ngatërresë, dhe e ka kënduar “ABC song” në gjuhën angleze. Që nga atëherë pasioni i saj për gjuhë nuk ka të ndalur. Në klasën e I-rë, në vend se të tregojë ndonjë interesim të zakonshëm siç bëjnë moshataret për orë të pianos, apo balet, Nina ka kërkuar të vijojë kursin e gjuhës frënge, të cilin fatkeqësisht është dashur ta ndërpres për shkak të mospërputhjes së orarit të shkollës me atë të kursit të gjuhës. Mirëpo, ndërkohë, nga kureshtja ka filluar të kuptoj plotësisht dhe të flasë nga pak gjuhën kroate. Në klasën e V-te, ka filluar të vijojë edhe kursin e gjuhës gjermane. Ndërsa gjuha angleze i është zhvilluar natyrshëm, njëjtë sikur edhe gjuha amtare shqipe. Gjuha angleze i është përshtatur për shkak të interesimit në muzikë dhe teksteve të këngëve. Nina këndon shumë bukur, por vetëm për veten, dhe atë këngë të artisteve jo të rëndomtë për moshën e saj. Ajo dëgjon dhe këndon këngë nga Pavarotti, Frank Sinatra, Michael Buble, Michael Jackson, Amy Winehouse, Red Hot Chilli Peppers e deri tek artistët e kohës si Justin Bieber. Gjuha e Ninës është zhvilluar dhe thyer deri në atë masë, saqë me lehtësi flet anglisht me theks të Teksasit, por edhe me theks italian, gjerman e francez. Rrjedhimisht, Nina është një imitatore e jashtëzakonshme e artistëve të mëdhenj të skenës botërore. Njëra nga ato është Sofia Vergara.  Por, Nina nuk ndalet këtu. Deri tani ka marrë pjesë si personazh kryesor në një dokumentar me temën për edukimin seksual, gjë që nuk është temë e zakonshme për moshën e saj, si dhe ka luajtur një rol të vogël në njërin nga filmat kosovar. Është mbrojtëse e flaktë e ambientit. Shkruan porosi dhe punon kartolina të bukura për familjare dhe miq (çdo ditë!) sepse ka dëshirë që me gjëra të vogla t’i bëjë njerëzit e lumtur. Një ditë dëshiron të jetë në krye të organizatës së saj për mbrojtjen e ambientit, dhe të komunikojë për këtë çështje në gjuhë të ndryshme botërore.

Nina1

 

 

 

admin

Artikujt e tjetrë