Kulturë

“Martesa” do të prezantohet në Marche Du Film

genc1-650x358

Një lajm shumë i mirë për kinematografinë shqiptare, por edhe për regjisoren e mirënjohur Blerta Zeqiri, vjen nga kryeqendra e filave botëror. Pas marrëveshjes së nënshkruar me agjencinë ndërkombëtare të shitjeve Wide Management, filmi i Blerta Zeqirit – ‘Martesa’ do të shfaqet në Marche Du Film – tregun e filmit të festivalit të madh Cannes. Ky film do të shfaqet para distributorëve dhe programerëve të festivaleve. Tashmë i hapen dyert që ky film të jetë pjesëmarrës në festivale të ndryshme botërore.

Filmi flet për një trekëndësh dashurie në Kosovën e pasluftës. “Martesa” ka në kastë aktorët e njohur Alban Ukaj dhe Adriana Matoshi ndërsa trekëndëshin e përmbush këngëtari Genc Salihu. “Martesa” është e mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2013 dhe rishtazi ka marr mbështetje edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri duke e shndërruar këtë film në koproduksion mes Kosovës, Shqipërisë dhe Francës.   Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Beze” me producent Kreshnik Keka Berisha dhe bashkëproducent Eno Milkani dhe Cedomir Kola

admin

Artikujt e tjetrë