Kuzhina

Kuzhina e mirë është si dashuria

Një dashuri dhe pasion i trashëguar ndër breza në familjen Babalija për ushqimin, Përparimi, tregon në Flatra, përvojën e tij, për gjërat e veçanta që lindin gjithmonë nga përbërës të thjeshtë, por që kthehen në magjike nga fantazia.

Disa thonë që dashuria vjen nga stomaku e të tjerë që një familje është fatlume nëse ka të paktën dikë që di të gatuajë mirë…në fakt ushqimi i mirë sjellë humor, gëzim dhe disponim. Në këtë numër të revistës sjellim për lexuesit e Flatrës një ndër kuzhinierët më të mirë në Kosovë, Përparim Babalija, i cili ndan me ne pasionin për ushqimin apo kuzhinën. “Në fakt pasioni im për kuzhinën ka lindur qysh në fëmijërinë e hershme, që nga shkolla fillore konkretisht, sepse unë kam lindur në një familje kuzhinierësh, një traditë trashëguar brez pas brezi, që nga gjyshi im, prindi dhe tani unë. Më vonë nisa të studioja pikërisht në fushën e kulinarisë ndërsa fillova edhe të kem shumë përvojë me mastershefa të njohur.”- tregon Përparimi. Tashmë ai është një kuzhinier i afirmuar, i cili gërsheton talentin me përkushtimin e vazhdueshëm për të ofruar gjithmonë një pjatë sa më unike, por po aq edhe të shëndetshme. Po si frymëzohet ai për të krijuar një pjatë të tillë, e cila të josh që nga dukja dhe shija që ka?!

17351285_1383199048369874_1363505868_n

“Në fakt, frymëzimet e mia për të krijuara pjata të reja, unike dhe të shëndetshme vijnë duke u mbështetur së pari në filozofinë time, të cilës i qëndroj shumë besnik. Nga ana tjetër është dashuria që kam për kuzhinën dhe përkufizimin që i bëj asaj. Kuzhina e mirë është si dashuria, gjërat e veçanta lindin gjithmonë nga përbërësit e thjeshtë, por kthehen në magjike nga fantazia”- shprehet Përparim Babalija. Por çfarë konsumojnë mastershefat, ata që dinë të gjitha fshehtësitë e kuzhinës, që krijojnë pafund për të përmbushur fantazitë e tyre në pjatat e ushqimit?! “Të them të vërtetën, unë gjithmonë pëlqej të konsumoj ushqimet e stinës, sepse nuk i dua aspak ushqimet e konservuara, pasi që nuk janë në natyrën time. Por ajo çfarë do të doja unë të theksoja dhe të jepja si një mesazh për të gjithë është sa më shumë ushqim të shëndetshëm”- thotë ai.

17270681_1383197408370038_112945505_n

17274346_1383198441703268_741995435_n

Sot është e lehtë që të arrish të konsumosh vetëm ushqim natyral, bio, për më tepër që kuzhina shqiptare është mjaft e pasur. “ Kuzhina shqiptare është një kuzhinë mjaftë e pasur dhe ka shumë asortimente brenda saj, po ashtu kuzhina shqiptare i ka të gjitha kushtet që  të jetë një kuzhinë, e cila do të adhurohej nga te huajt. Është një kuzhine e pa zbuluar për Evropën dhe më gjerë. Shumë shpejtë kuzhina shqiptare do të influencojë nëpër vende te ndryshëm pa dyshim, pikërisht falë nismës “Shije Shqiptare”, e cila ka filluar nga 3 shefa kuzhine Faruk Neziri, nga Gostivari, Sokol Prenga, Tiranë dhe unë, Përparim Babalija, Gjakovë.”- përfundon Përparimi.

admin

Artikujt e tjetrë