Arte Pamore

Fotoja ikonike që simbolizon dashurinë

the-kiss029

Shkrepja që Robert Doisneau iu bëri dy të rinjve është bërë thelbi i Parisit dhe romancës. Agnes Poirier na ofron një këndvështrim më të afërt.

Është një nga ato fotografitë ikonë të shekullit 20, një imazh sinonim i dashurisë dhe Parisit, qytetit të romancës. Quhet Le Baiser de l’Hotel de Ville (Puthja pranë Hotel de Ville) dhe një ekspozitë e mbajtur në Berlin, e ka prezantuar atë bashkë me disa qindra fotografi të tjera të fotografit të njohur frëng, Robert Doisneau.

“Njerëzit i duan fotografitë e mia sepse ata shohin në to atë çfarë do të mund të shihnin nëse do të ndaleshin së nxituari dhe ta shijonin qytetin.”-kështu thoshte Robert Doidneau. Kjo është shumë  e vërtetë, sidoqoftë, mbase befasisht, fotografia e tij më e famshëm është vënë në skenë, thotë Francine Deroudille, e bija e fotografit dhe bahskë kuratore e kësaj ekspozite, derisa zbulon tregimin pas Puthjes para Hotel De Ville për BBC Culture. “Fotografia është bërë në pranverën e vitit 1950. Agjenti I babit tim kihste zgjedhur disa sosh në “dashnorët e Parisit”, për publikimet amerikane dhe revista Life e kishte përzgjedhur atë.”, tregon Deroudille. Në atë kohë, të drejtat autoriale të asaj vepre ishin mbrojtur me ligj dhe Robert Doisneau preferonte t’i bënte subjekte të fotografive, miqtë e tij apo aktorët e rinj, të cilët i bënte pjesë të reportazheve, në mënyrë që t’i evitonte çështjet ligjore.  Një pasdite marsi të vitit 1950, Doisneau shkoi doli në rrugët e Parisit me aktorët e rinj frëng, të cilëve iu tha që vetëm të jenë ata që janë; të ecin, të mbajnë duart, të bisedojnë dhe të puthen, me Doisneau jo shumë larg tyre.

“Modelet e tij nuk ishin model në kuptimin e pozimit. Doisneau thjeshtë po kapte disa nga momentet e flirtit dhe puthjeve, në një mënyrë shumë të natyrshme,” tregon Deroudille.

Rezultati, një puthje e kapur në një qoshe të rrugës Du renard dhe de Rivoli përballë qendrës së qytetit, dukej më e mira e Doisneau-s; moment i pezulluar, i cili është i njohur vetëm për dashnorët dhe fotografin. Rreth tyre parisienë indiferentë duke ecur, pa e vënë re çiftin; makina që lëvizin pranë tyre dhe njerëz që ulen në kafe (sot një dyqan këpucësh).

Por ne po ndajmë këndvështrimin e Doisneau-s, të ndaluar në gjurmët tona para kësaj fotografie; intimiteti I saj, lëvizjet e trupave të rinj, vendi dhe koha, Paris, 1950, hedhë magji mbi vrojtuesin.

E kujt i bënë për autenticitetin? Ndjenjat në këtë fotografi janë autentike. E vërteta këtu shtrihet në bukurinë e impulsive dhe spontanitetit, që është i afërt me shpirtin frëng dhe kryeqytetin e tij. “Në atë kohë, revistat amerikane ishin të etura për storje nga Parisi, veçanërisht për të tilla që rrëfenin jetën e rrugëve të qytetit, ku njerëzit silleshin më lirshëm se kudo tjetër në Amerikë. Madje edhe në rrugët e NJu Jorkut, çiftet nuk shiheshin duke u puthur dhe natyrisht asnjëherë me kaq lumturi moskokëçarëse.”  thotë Francine Deroudille. Sidoqoftë, pas realizimit të saj dhe publikimit në revistën Life, fotografia mbetet vetëm njëra prej shumë fotografove në portofolin e gjerë të Doisneau-s (sot rreth 450.000 negativë dhe menaxhohen nga dy vajzat e tij Francine dhe Annette). Doisneau nuk mendonte se do të kishte kaq shumë sukses. “Ai mendonte se ishte e kompozuar mirë, por asgjë më shumë”, tregon e bija. “Dhe pastaj, 30 vjet më vonë, në fillim të 1980s, një publicist i ri sugjeroi që të publikohet sërish, në një format tjetër, poster. Doisneau nuk ishte i bindur, por pranoi.” Suksesi ishte i menjëhershëm dhe global. Si do ta shpjegonte Doisneau suksesin e papritur dhe universal të fotografisë së tij? “Ne të gjithë e kishim kuptuar se ajo përfaqësonte një fantazi të përsosur.

admin

Artikujt e tjetrë