Letërsi

Çfarë kohësh janë këto?!

“Thuhet se koha e Shekspirit ishte më e thjeshtë se kjo e jona, por dyshoj për këtë, asnjë kohë s’mund të jetë e thjeshtë nëse jetohet.”

“Poeti më i madh i anglez e gjeti poezinë e tij aty ku gjendet poezia: në jetët e njerëzve. Ai mund ta bënte këtë vetëm përmes dashurisë, duke e ditur… se çfarëdo që mund t’i ndodhte kujtdo qoftë, mund t’i ndodhte edhe atij,” shkruante James Baldwin në meditimin e tij të njohur për Shekspirin, për gjuhën si element i dashurisë dhe rolin e poetit në shoqërinë e përqarë, duke shtuar: “Thuhet se koha e Shekspirit ishte më e thjeshtë se kjo e jona, por dyshoj për këtë, asnjë kohë s’mund të jetë e thjeshtë nëse jetohet.”

Ta pyesim veten se në çfarë lloj kohe po jetojmë është të shqyrtojmë burimet e pikëllimit dhe shqetësimit tonë, të ballafaqohemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë të çarat nëpër të cilat futet drita. Është detyra e poetit – “poetit” në atë shtrirjen Baldwiniane të artistit të zgjuar në çdo medium, për të bërë pyetjen në atë mënyrë që të mund të mendojmë për një përgjigje më të lehtë, madje edhe premtimin e hapësirës dhe dritës, në aktin e meditimit.

Në fund të viteve 1930-të, kur terrori po kaplonte Evropën, poeti gjerman në ekzil, Bertolt Brecht e ngriti këtë pyetje në mënyrë të hidhur, në një poemë me titull: “To Those Who Follow in Our Wake”:  “Çfarë kohësh janë këto, në të cilat një bisedë rreth natyrës është krim, sepse duke vepruar kështu ne heshtim për kaq shumë padrejtësi që bëhen?!”

Gjysmë shekull më vonë, poetja dhe feministja e shquar, eseistja dhe aktivistja, Adrienne Rich, e cila ia dedikoi jetën e saj bindjes se “poezia mund të thyejë dryrin e dhomës së mbyllur të mundësive”, e përzgjodhi pikërisht pyetjen e famshme të Brechtit në një poemë të vitit 1991 me titull:  “What Kind of Times Are These.” Një poezi e mrekullueshme që na bënë të mendojmë dhe të analizojmë për kohën dhe momentet në të cilat jetojmë, një pyetje shumë aktuale, që vazhdon të jetë pyetja jonë e përditshme.

admin

Artikujt e tjetrë