Lifestyle

Për kokërr t’qefit në HardhFest

Një festë e madhe për vjeljen e rrushit, Hardh Fest, celebron një pasion, dedikim, historinë, traditën e Rahovecit, këtij qyteti, që kultivon prej shekujsh rrushin dhe verën më të mirë në Kosovë. Një ngjarje e bukur, e cila mbledh nga të katra anët vizitorë. Vitin e shkuar Festa e Vjeljes së Rrushit- Festivali  “Hardh Fest” shënoi një sukses të madh , ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë me vizitore nga mbare bota. Për dallim nga edicioni i kaluar, i cili zgjati 3 ditë, këtë vit, në edicionin e 16-të, Festa e Vjeljes se Rrushit, Festivali  “Hardh Fest”, do të mbahet 4 ditë.  Festa e Vjeljes se Rrushit “HardhFest 2017” do të mbahet më datë  7, 8, 9 dhe 10 shtator, në Rahovec. Edhe ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithashtu do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Partneret e Festivalit. “Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara.  Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest”, është promovimi i rajonit vreshtar te luginës se Rahovecit,  Vertarisë , Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore  si dhe turizmin rural në Kosovë. Hardh fest Ai promovon vreshtarët, prodhimet dhe të mirat e tyre, traditën e qytetit në përgjithësi, zanatin e kultivimit dhe prodhimin e rrushit si tërësi, mjetet që janë përdorur për kultivimin dhe prodhimin e verërave dhe rakisë si dhe prodhimeve të tjera të rrushit, duke mbajtur gjalle traditën e kultivimit te rrushit dhe bartur ne gjenerata te reja, por krijon edhe te ardhura nga vizitorët dhe turistë e shumtë që frekuentojnë këtë festival.

admin

Artikujt e tjetrë