Kulturë

Ndahet nga jeta gazetari Ganimet Klaiqi

Është ndarë nga jeta gazetari  i njohur dhe profesori Ganimet Klaiqi, i cili  prej vitesh ishte gazetar i të përditshmes Koha Ditore.  

Klaiqi ka lindur m‰ë  26 janar 1965 në Poliçkë të Kamenicës. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Kamenic‰ë, fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë si edhe studimet Master i ka mbaruar po ashtu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Klaiqi gjatë vitit shkollor 1993/1994 ka punuar si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Preshevë. Më 1997 kishte nisur punën si korrespondent në Koha Ditore.

Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Kamenicë. Gjatë kësaj kohe është marrë me shkrime të ndryshme, në prozë e poezi. Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë ku ka vazhduar deri më 2015. Ndërsa fjalët e tij të fundit i ka thënë përmes një postimi në rrjetin social facebook:

“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra, që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti bosht i demokracisë. Mos i sulmoni gazetarët per bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!!”.

admin

Artikujt e tjetrë