Arte Pamore

Në Venedik…një homazh për të pagjeturit

foto1

Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik, në edicionin e 57, sivjet po merr pjesë edhe Kosova, duke u përfaqësuar nga Sislej Xhafa, një nga artistët tanë të vlerësuar ndërkombëtarisht,  i cili është autori i veprës “Lost and Found”, ku trajton temën e të zhdukurve në luftë, vepër kjo që po përcillet nga shumë artdashës dhe me një vëmendje të madhe nga mediat e huaja.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje të madhe të artit mori pjesë një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ku ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorë nga artisti Sislej Xhafa dhe  prezantimi i Kosovës në këtë edicion është bërë i mundur në saje të përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

admin

Artikujt e tjetrë