Gruaja

Të drejtat pronësore, një mesazh përmes artit

Të drejtat pronësore mbeten ende një çështje e rëndësishme, e cila kërkon vëmendjen e të gjithëve për të ndryshuar së pari mentalitetin dhe traditën që ekziston në vendin tonë. Të gjithë janë të barabartë qoftë në arsim, punësim, por edhe në pronë. Vajzë apo djalë përpara ligjit, familjes dhe shoqërisë janë të barabartë dhe duhet të trajtohen si  të tillë. Lansimi i fazës së re të fushatës për të drejtat pronësore të barabarta.#PërtëMirënTonë, që ka për qëllim të përkrah të drejtat pronësore të grave dhe vajzave në Kosovë, përçoi sot mesazhin e fuqishëm të barazisë edhe në pronë. Një gjetje shumë e veçantë, ku përmes artit të fotografisë, baletit të fëmijëve dhe shfaqjes teatrore, Për Të Mirën Tonë,  kërkon të ndërgjegjësojë dhe të informojë më shumë qytetarët për të drejtat pronësore. Me këtë rast Brian Kemple, Drejtor, Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar rëndësinë që ka një fushatë e tillë sensibilizuese. Ndërsa James Hope, Drejtor i Misionit, USAID Kosovë, në fjalën e tij të rastit, nënvizoi rëndësinë që ka arti për të përcjellë mesazhe të fuqishme për çështje si janë të drejtat pronësore. Në këtë ngjarje, e cila u zhvillua në ambientet Modelariumin e Arkitekturës, u ndanë cmime për ë fotografitë më të mirë në të drejtat pronësore, ku vendin e parë e fitoi Sovran Nrecaj.

admin

Artikujt e tjetrë