Lifestyle

Gatimi, një histori dashurie

Me një traditë tashmë 15 vjeçare, ‘Hyla’ është adresa e duhur për të gjithë ata që i duan gatimet tradicionale, një vend i këndshëm dhe me shumë shije.

 

Gatimet shqiptare janë të  njohura për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e tyre mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitetet e saj të veçanta. Një nga specialitet që ne i duam shumë janë edhe brumërat, që zënë një vend mjaft të rëndësishëm në kuzhinën shqiptare. Dhe të gjithë të pasionuarit pas gatimeve tradicionale e veçanërisht brumërave e dinë se ku mund të gjejnë gatimet më të shijshme. ‘Hyla’ dyqani që ofron pothuajse të gjitha gatesat e brumërave, vizitohet çdo ditë nga njerëz të ndryshëm, të të gjitha profesioneve.

Me një traditë tashmë 12 vjeçare ai udhëhiqet nga znj. Hyla Pllana, e cila i kujton fillimet e saj në këtë biznes dhe vështirësitë e shumta me të cilat është ballafaquar atëbotë. ‘Falë punës dhe pasionit të madh kam arritur që këtë dëshirë ta shndërrojë në një biznes të suksesshëm, që ka të punësuar gjithashtu një numër të madh të grave, të cilat janë gjithashtu të pasionuara pas gatimeve tradicionale dhe e bëjnë punën në mënyrë të shkëlqyer’,-tregon për revistën znj. Pllana. Një rrugëtim, që jo të gjithë do të kishin guximin ta nisnin.

Megjithatë kjo ide nuk kishte lindur papritur, atëkohë znj. Hyla si të gjithë bashkëkombësit e saj ishin larguar nga puna, duke lënë shumë familje në mëshirë të fatit dhe nevoja për tu angazhuar dhe për të mbajtur familjen ishin arsyet kryesore, që e nxitën edhe më shumë znj. Hylë të mendojnë për të krijuar një biznes të tillë. Sot falë punës dhe përkushtimit dyqani i saj është një ngamë të mirët në vend.  “Gjithmonë kam qenë e njohur në rrethin tim familjar për aftësi në gatimet me brumëra, e posaçërisht për bakllava. Të afërmit dhe fqinjët e mi gjithmonë kërkonin nga unë t’ju përgatis bakllavën për festa të ndryshme Kjo ishte edhe një arsye tjetër që më bëri të mendoja më  seriozisht fillimin e një biznesi të kësaj natyre. Ndërsa sot pas kaq vitesh në dyqanin tim më vizitojnë njerëz të profileve të ndryshme dhe jo vetëm nga Prishtina, por nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe jashtë saj.’

Sot dyqani i i gatimeve tradicionale ‘Hyla’ është një nga vendet më të preferuara të qytetarëve, të cilët përpos bakllavës, mund të gjejnë shumë lloje të tjera të këtyre gatimeve si pitet, mantija, flija e specialitete të tjera që bëhen me porosi dhe kërkesë të klientëve. Sigurisht që vullneti dhe dashuria për punën është një nga arsyet e jetëgjatësisë së çdo biznesi, për këtë është dakord edhe znj. Hyla e cila thotë se mund të duket e lehtë të hapësh një dyqan të këtij profili, por duhet shumë kujdes dhe dashuri për atë që bënë, që në këtë mënyrë kjo të reflektojë edhe tek klientët, të cilët janë gjithmonë të mirëpritur në dyqanin e saj.

admin

Artikujt e tjetrë