Kulturë

Anibar festival me numër rekord aplikimesh

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar ka mbyllur thirrjen për filma me 30 prill.  Kjo thirrje për filma ka rezultuar të jetë më e suksesshmja deri tani, pasi që festivali ka pranuar 2764 filma në total, një ngritje prej 40% nga viti i kaluar. Më së shumti filma kanë dërguar filmbërësit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, dhe Franca. Duke konsideruar ngritjen e numrit të projekteve që duhen vlerësuar, komisionit përzgjedhës të filmave do t’i shtohen anëtarë në mënyrë që përzgjedhja e filmave të përfundojë me kohë. Programi i plotë i filmave të festivalit Anibar do të publikohet në muajin qershor. Datat e festivalit për vitin 2017 janë 14-20 gusht. Anibar falëmnderon secilët që kanë dërguar filmat e tyre, dhe i uron sukses në procesin e përzgjedhjes.

admin

Artikujt e tjetrë