Letërsi

Mitrush Kuteli, shkrimtari i të gjitha gjeneratave

Sot kujtojmë një ndër emrat e pakrahasueshëm të letërsisë së shekullit XX, Dhimitër Pasko, ose siç e njohim në letrat shqipe me emrin, Mitrush Kuteli. Më 4 maj të vitit 1967 u nda nga jeta personaliteti më përfaqësues i kulturës sonë kombëtare, duke lënë pas vetës veprën që komunikon me të gjitha gjeneratat.

Vjershat e para të bouara të Kutelit janë  “Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu”, ndërkaq nga viti 1924 fillon të botojë në shtypin shqiptar “të jashtëm”, tek “Shqipëria e Re” dhe “Kosova” që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Shkrimet e tij flisnin për Atdheun, për ngjarjet e vitit 1924, vajtonin vrasjen e Gurakuqit e të Bajram Currit. Në këto vite Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare; vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra. Por pjesa më e madhe e shkrimeve i kushtoheshin monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike. Studioi ngjarjet e së kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar spekulimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli përmend më pas “Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare”, që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën “Telegraf”. Duke vazhduar punën e filluar në Selanik për të nxjerrë në pah disa nga vlerat e kulturës sonë sidomos në fushën e letërsisë te rubrika “Shënimet Letrare”, Kuteli shkroi artikuj mbi Naimin, Çajupin, Gramenon, Papa Kristo NegovaninAsdreninHilë MosinLasgushin, Loni Logorin, Filip Papajanin, Ali Asllanin, etj. Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës të Vermoshit dhe mbi Manastirin e Shën Naumit. Në fushën ekonomike  shkruan rreth monedhës dhe kreditit, për problemet ekonomike dhe abuzimet administrative si dhe kundër disa koncesioneve, që i ishin dhënë kapitalit italian, Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe Shoqërisë AGIP për të shfrytëzuar tokat vajgurore shqiptare dhe për të mbajtur monopolin e karburanteve në vend. Në vitet 1943-1944 Kuteli botoi shumë artikuj në shtypin e asaj kohe, në fushën ekonomike dhe në letërsi, kritikë letrare, publicistikë dhe folklor. Ai botoi dhe disa vëllime me prozë, poezi, pamflete, kritikë letrare dhe folklor.

admin

Artikujt e tjetrë