Lifestyle

Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot në kryeqytet u mbajt një aksion protestues me moton “Fol mos u tut”, që kishte për qëllim kundërshtimin e kufizimit të shprehjes së lirë.

Aksioni i sotëm protestues është organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin për Mediat e Shkruara të Kosovës dhe të përkrahur nga organizata të shoqërisë civile, u vendos para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu”. #Folmosutut  motoja kryesore e kësaj protestës së sotme, vë në pah refuzimin për të heshtur para presioneve dhe ka për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, me theks të vecantë iniciativën e  Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë protestë po ashtu është ngritur zëri kundër mos ndëshkimit nga sistemi i drejtësisë ndaj rasteve të sulmeve fizike dhe kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial. Komuniteti i gazetarëve po ashtu ka protestuar kundër censurës, për kushte më të mira të punës dhe për qasje me kohë në informacione nga institucionet publike. Që nga Janari deri në fund të Prillit 2017, AGK ka evidentuar shtatë raste të kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve.

18195077_1311498015584944_4175496546550731773_n

18198553_1311498312251581_7569603220943207796_n

admin

Artikujt e tjetrë