Gruaja

Gratë e Kosovës qëndisin për LK Bennett

Women for Women International në bashkëpunim me firmën britanike të modës LK Bennett, sjellin një koleksion të veçantë të këpucëve #heartandsole, të cilat kanë të integruara në modelin e tyre pjesë të qëndisura nga gratë e Kosovës.

Ky është një bashkëpunim i veçantë, të ardhurat e të cilit do të shkojnë në përkrahjen dhe fuqizimin e grave të mbijetuara nga lufta. LK Bennett, është një brend luksoz me të cilin vishet bashkëshortja e Princit britanik William, Kate Middleton. E themeluar nga Linda Bennett në Londër në vitin 1990 me vizionin e sjelljes së “një pjese të luksit në rrugët e Londrës”. Ky brend ka prezantuar edhe më herët koleksione, një ndër to ajo e vitit 1998, duke ofruar alternativa për veshjet në raste të ndryshme. L.K.Bennett njihet për stilin dhe besimin e krijuar tek klientët e saj, një projektim për ata që duan të duken mirë dhe të ndjehen më të mirën. Të gjitha koleksionet e LK Bennett janë të dizajnuara dhe të punuara me dorë, duke kombinuar dizajnin me ngjyra të mrekullueshme, printime të dallueshme dhe përshtatje të hijshme si dhe një cilësi, që është projektuar për t’u çmuar. Ky brend fuqizon dhe frymëzon gratë akëkënd botës, me anë të kreacioneve dhe koleksioneve që prezanton.

admin

Artikujt e tjetrë