Arte Pamore

Galeria hapë dyert për animatorët italianë

18194257_1911340698891829_3442891051723485108_n

Puna e tri gjeneratave të animatorëve italianë, do të prezantohet para publikut kosovar të mërkurën me 3 maj, në Galerinë e Arteve të Kosovës.

Cavandoli, Bozzeto, Tonin, vijnë nën përkujdesjen e kuratores Shirin Chehayed. Hapja e ekspozitës do të bëhet në orën 19:00 ku do të kemi rastin të shohim një prezantim dhe konferencë gjatë të cilave do të shpalosen detaje rreth tri gjeneratave të artistëve italianë.

OSVALDO CAVANDOLI 1920-2007
Në art “Cava” ka lindur në Maderno, në provincën e Brescia por u transferua si fëmijë në Milano, ku do të jetonte e punonte tërë jetën. Ai është autor i La Linea, një karakter ky i dashur dhe i rishikuar edhe në qoshet më të largëta të planetit, i pajisur nga krijuesi i tij me një forcë të shkëlqyer komunikuese për të folur kudo dhe me të gjithë, falë esencës dhe tërësisë së “jogjuhës”së tij.

BRUNO BOZZETTO
I lindur në Milano më 3 mars1938, Bruno Bozzetto është sot një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të kinemasë së animacionit italian në botë. Shumëdimensional, ironik, i talentuar, Bozzetto është autor dhe regjisor i filmave artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, publicitete dhe fushata edukative: artist që ka dhënë shumë që kurrë nuk pushon të befasojë dhe i pëlqen ta definojnë si “mjeshtër.”

PIERO TONIN
Klasa e vitit 1968, nxënës i Osvaldo Cavandolit dhe Bruno Bozzetto, në vitet e 90 bëri hapat e tij të parë me ilustrime për sektorin e botimeve. Në të njëjtat vite punoi si animator dhe ilustrator i pavarur për Canale 5, Italia 1, Retequattro, duke marrë pjesë në realizimin e spoteve publicitare, siglave të animuara, dhe skenografi.

admin

Artikujt e tjetrë