Lifestyle

Dredhëzat, joshja në tryezë

Të ëmbla, të shijshme dhe të pasura me antioksidantë, çuditërisht janë gjithashtu një minierë e pasur përbërësish aktiv të çmuar për humbje në peshë. Për të përfituar nga këto dobi, është e mirë të hahet në mëngjes.

 

Është një nga frytet më të mira, për shumë arsye por ajo çfarë është më e rëndësishme është se përmbajnë pak kalori. Para së gjithash bën një aksion pastrimi të turpit për shkak të antioksidantëve që janë të pranishëm, duke shënuar një veprim stimulues mbi veprimet metabolike. Përveç kësaj, luleshtrydhe përmbajnë acid acetilsalicilik, i cili stimulon sistemin imunitar (dhe për këtë arsye vepron si një aspirinë natyrale) me efekte të dobishme në rastet e fryrjeve të këmbëve, celulitit apo tensionit. Prania e antitoksinave, antioksidantë të fuqishëm e të natyrshëm që kanë një veprim të shkëlqyer parandalues për sëmundjet kardiovaskulare, gjithashtu përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe veshkave. Por këto janë vetëm dobitë e saj shëndetësore. Ana tjetër është se dredhëzat janë frytet më joshëse dhe mund të përgatitësh gjithçka me to. Duke filluar që nga sallata me fruta të ndryshme, lëngje apo edhe torta. Ne po ju sjellim këtu vetëm disa mënyra sesi mund ta përgatisni atë. Hajeni dredhëzën me limon ose disa pika uthulle molle. Ose priteni në copa të vogla dhe futeni në një tas me kos natyral dhe me një fletë mente, më pas mund t’i shtoni feta molle ose bananeje.

admin

Artikujt e tjetrë