Lifestyle

Brazili, çfarë bukurie!

Udhëtim në Brazil, nga Recife në Rio de Zhanier, për të zbuluar më shumë rreth këtij vendi, bukurive natyrore por edhe atyre tradicionale.

Bukuri! Është fjala që të nisë drejt e në Brazil. Brazilianët përdorin me të njëjtën frekuencë këtë fjalë për të treguar aprovim dhe kënaqësi. E dëgjon aq shpesh këtë fjalë, pastaj vet nisë e kupton se është përkufizimi më i mirë për këtë vend gjigant që jeton gjithmonë me buzëqeshje. Brazili është aq i madh sa disa zonat janë shumë pak të eksploruara nga turistët. Për shembull pak qytete si  Recife dhe Belo Horizonte, që zgjuan  kërshërinë e njerëzve gjatë Kupës së Botës, që u mbajte në vitin 2014, të cilën vendasit e panë si një bekim!

Veri: qytetet joshëse…
Recife
 është kryeqyteti i shtetit verior të Pernambuco, i përbërë nga tre ishuj, plazhi i tij, Boa Viagem,  është i gjatë 7 km. Në veri të Brazilit, njerëzit kur flasin duken sikur këndojnë ndërsa territori është më multikulturor se në jug të vendit, për shkak të kryqëzimit të kulturave, që rezulton me ndërrimin e shtëpive që datojnë nga kolonizimi holandez me kishat baroke të ndërtuar nga portugezët dhe pasuruar me një kulturë tjetër quajtur azulejos.  Ndërsa restorantet janë të pasura në këtë zonë me një menu të larmishme të peshkut.

A reveller of the Unidos da Tijuca samba school participates in the annual carnival parade at Rio de Janeiro's Sambadrome February 10, 2013.  REUTERS/Sergio Moraes (BRAZIL - Tags: SOCIETY)

…ngjyrat e pafundme
Ndërsa ka një vend në Brazil i cili frymëzon turistët, artistët dhe gjithë botën, shumëngjyrëshja Olinda. Emri nuk të gënjen, legjenda tregon se një nëpunës i mbretit portugez në kërkim të një vendi të zgjedhur dhe shumë të veçantë, sapo e pa këtë qytezë, ai bërtiti “O, linda!” domethënë “sa bukur!”. I famshëm për karnavalet e tij, është trashëgimi kulturore e UNESCO-s dhe është një nga qytetet koloniale portugeze të ruajtura më së miri në Brazil, e djegur nga hollandezët, kjo qytezë u rindërtua në vitin 1800. Përkundër se është një qytezë shumë e vogël, Olinda numëron plotë njëzet kisha të stilit barok. Ka shumë gjëra tradicionale dhe të veçanta në këtë qytezë, dhe gatimi po ashtu, prova është një gjellë e quajtur Cachaca, pjata tradicionale, si dhe kungulli i mbushur me kallamar.

ouro-preto-11

Ari i zi i Jugut

Në Jug të Brazilit, njerëzit nuk mbajnë mend, dimër më të ftohtë si vitin e shkuar, flasin vetëm për këtë. Duke sfiduar kështu klimën e Ouro Pretos, një qytet me 70 mijë banorë të shtetit Minias Girais, në të cilën vihen re qartë gjurmët historike nëpër kalldrëmtë e kësaj qyteze.  Shtëpitë,sot janë më shumë të zëna si hotele, restorante apo dyqane, me shumë ngjyra dhe të bukura. Emri i qytetit, i vendosur rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit, do të thotë “ari i zi” dhe rrjedh nga një gur i zi shumë i zakonshëm në këtë zonë që është pasuria e qytetit. Këtu fillon një kapitull i dhimbshëm në historinë e Brazilit, pikërisht aty lindi lëvizja e parë e pavarësisë kundër kolonëve portugeze . Edhe Ouro Preto është i mbrojtur nga UNESCO.

 Jeta e natës bëhet atje!
Rio De Zhanier është ndryshimi i gjithë këtyre, kryeqyteti i njohur për jetën e  natës, arkitekturën  moderne dhe gjithçka që ka të bëj me jetën dinamike. Diskotekat më të mira, më me zhurmë, plotë me femra e meshkuj të bukur janë vetëm atje. Të gjithë të përshëndesin, nuk janë thashetheme që njerëzit atje janë shumë të dashur. Bukuri natyrore gjithandej me njerëz po aq të bukur, duket se kanë rënë dakord që Brazili të jetë kryeqendër e bukurisë…

admin

Artikujt e tjetrë