Letërsi

10 librat që na bëjnë një person më të mirë

Nga Foster Wallace te Junot Díaz, duke kaluar te Pirsig, Kundera, Hesse dhe Camus: ja një listë me këshilla letrare për të përmirësuar vetveten.

 

Që leximi të bën mirë për shpirtin tashmë ky është një fakt. Nuk është e rastit, përveç të tjerash, që në Angli kanë menduar madje që të përshkruajnë libra në kurën e njerëzve me depresion. Megjithatë nuk është e nevojshme që të kesh probleme të rënda për të shijuar gëzimin që të falë një libër i mirë. Leximi të ndihmon të shohësh realitetin  me vetëdije të madhe dhe perspektivë të ndryshme, librat janë instrumente perfekte për të përmirësuar vetveten. Siti Flavorwire ka identifikuar 50 libra të cilët mund të na bëjnë ne njerëz më të mirë. Nga ky klasifikim ne, si revistë, zgjodhëm vetëm 10 tituj, një listë të hapur për sugjerime, ndryshime, dhe “ankesa”.

Siddhartha – Hermann Hesse
Kryevepra klasike e Hesse, që na kujton rëndësinë e përvojës si bartës të vetë-ndërgjegjësimit.

Infinite Jest – David Foster Wallace
Wallace na bën të hapim sytë për një epokë të dominuar nga ligjet e argëtimit dhe varësisë.

Të vrasësh zogun përqeshës – Harper Lee
Forca morale e personazhit si Atticus Finch nuk ka sesi të mos prekë shpirtin e lexuesit.

Dikush fluturoi në folenë e qyqes”  – Ken Kesey
Mund tu ndihmojë të rishikoni kuptimin e “sëmundjes mendore”, duke arritur nivelet më të larta të dhembshurisë dhe ndjeshmërisë, duke kërkuar më mirë brenda jush dhe limitet e tyre.

Krim dhe ndëshkim  – Fjodor Dostoevskij
Pak autorë dinë të arrijnë nivelet e thellësisë të Dostoevskit në qoshet më të errta e të fshehta të njeriut dhe në hijet e pafundme të moralitetit.

Lehtësia e papërballueshme e të qënit  – Milan Kundera
Një titull që nuk mund të mungonte në këtë listë. Kryevepra e Kunderës mund të ndriçojë mbi raportet mes njerëzve dhe rolit të ekzistencës.

I Huaj  – Albert Camus
Protagonisti arrin me një logjikë të lodhur për ndërgjegjësimin e të “qenit” dhe “të ndjerët”., duket banale por nuk është e lehtë për t’u përballur.

Zen dhe arti i mirëmbajtjes së motoçikletës – Robert M. Pirsig
Në pikënisje e mirë për të menduar në lidhje me përkufizimin e “cilësisë” dhe ta aplikosh atë në jetën e përditshme.

Kjo është kur ju e humbni atë  – Junot Diaz
Një libër qesharak dhe prekës që ju kujton një gjë: pavarësisht nga gabimet, e tradhtive , ju gjithmonë mund ta provoni përsëri.

Tregime  – Francis Scott Fitzgerald
Nga këto dashuri trishtuese dhe të humbura  mesazhi që vjen është se çfarë të bëjë me vdekjes:  ça va sans dire.

 

admin

Artikujt e tjetrë