Lifestyle

EBC Cosmetics, adresa e markave të njohura botërore në Kosovë

Rrjeti më i madh i dyqaneve të kozmetikës në vend, EBC Cosmetics, është vendi i duhur për të gjetur gjithçka që dëshironi, por mbi të gjitha firmat e njohura botërore.

 

A e keni ditur që, markat ma luksoze në botë për make up, sic janë Yves Saint Laurent, Clinique, Shiseido, Lancôme, Estée Lauder, Clarins, Biotherm etj… Të gjitha mund t’i gjeni edhe në Kosove, dhe jo vetëm market, por në kozmetikat EBC do ta gjeni poashtu të njëjtin shërbim, informata, këshilla dhe kujdes ndaj klientit, me punonjës të trajnuar, sikurse në vendet më të njohura botërore. Prej vitit 1993, kur filloi të funksionoi ky biznes, ende në 2017 vazhdon të jetë lider për kozmetikë në Kosovë. Ky rrjet i madh i dyqaneve të kozmetikës, i ka gjithsej gjashtë pika të shitjes, në Prishtinë dhe rreth saj.

clarinss (1)

Parfumet

Joshëse, të çmuara, natyrale…. aroma që flasin! Dhe thonë shumë për këdo që hedh parfum. Por një aromë nuk zgjedhet vetëm me “hundë”. zgjedhja e tij është një eksperiencë e vërtetë që angazhohen 360 gradë shqisat tuaja. Aromat na ndikojnë emocionalisht, na shoqërojnë pothuajse në çdo fushë të jetës nga më të këndshme e te ato më pak të këndshme. Një parfum ndjell kujtimet, të cilat shpesh janë të lidhur me situatat.

Make up

Të gjitha gratë, kush më shumë apo më pak, e dinë se çfarë do të thotë make-up, por ajo çfarë e veçon EBC Cosmetics është rëndësia që i jep kujdesit ndaj lëkurës, të gjitha hapat që duhen ndjekur para se të përdoret make up, duke nisur nga pastrimi i lëkurës, kremrat e ndryshëm për ta ushqyer atë.  Ndërsa për një make-up të mirë, që është natyral dhe reziston gjatë gjithë ditës, sekreti është të zgjidhni  firmat më të njohura botërore, të cilat thonë fjalën e fundit në këtë aspekt. Por erdhi momenti i syve.  Grimi i tyre sigurisht bëhet më i lehtë nëse keni në dorë produktet e duhura, të cilat i gjeni në EBC Cosmetics. Tani është radha e buzëve. Të gjitha nuancat, firmat që ju bënë të ndiheni një grua e sigurt janë tashmë në Prishtinë.

Lancome-Makeup-Collection-for-Fall-2013-Kate-Winslett

admin

Artikujt e tjetrë