Kulturë

Vajza me perlë e Vermerit, cila ishte ajo?

Një pikël e shndritshme lagështie duket në cep të buzës së saj, e cila sikur është gati për të thënë diçka, edhe pse fjala e saj mbetet një mister. Joshëse me heshtjen e saj, kjo krijesë e paemër është e njohur ndryshe si “Vajza me vath perle”.

E anuar në të majtën e saj, ajo papritur sheh në drejtimin tonë, fytyra e butë dhe e shndritshme si hëna në qiellin e natës. Mban një shami blu dhe një çallmë të verdhë në kokën, ndërsa në veshin e saj varet një vath perle. Një pikël e shndritshme lagështie duket në cep të buzës së saj, e cila sikur është gati për të thënë diçka, edhe pse fjala e saj mbetet një mister. Joshëse me heshtjen e saj, kjo krijesë e paemër është e njohur ndryshe si “Vajza me vath perle”. Novela historike e shkruar nga Tracy Chevalier, u adoptua në film në 2003, ku rolin kryesor e interpretonte Scarlett Johansson. Për 2 vitet e shkuara, kryevepra e Vermerit ka udhëtuar nëpër botë, duke vizituar Tokion, Kobe, San Franciskon, Nju Jork, Atlanta dhe Bolonjën si pjesë e një ekspozite turistike duke shfaqur pronat e galerisë mbretërore të Mauritshuis në Hagë, ku piktura ka qenë pjesë e këtij koleksioni që nga viti 1903. Arsyeja e kësaj ekspozite ishte rinovimi i galerisë Mauritshuis, e cila mban një nga koleksionet më të mira te pikturave holandeze dhe së fundmi i ka rihapur për publikun. Kudo që ajo shkoi, vajza e Vermerit tërhoqi turma që do të çmendin nga zilia aktorët e yjet e Hollivudit. Kur mbërriti në Tokio tërhoqi më shumë vizitorë se ndonjë ekspozitë e artit global. Në total, më shumë  se 2.2 milion njerëz rreth botës paguan për homazhet dhe vizionin e Vermerit. Kjo vepër u përshkrua si ‘Mona Liza e Veriut’. Tashmë që është kthyer ne shtëpi “shëndosh e mirë” dhe sërish është e para në lajme, ekziston mundësia më e mirë për të zbuluar më shumë për këtë bukuri enigmatike. Cila ishte ajo? Dhe përse ka qenë kaq e suksesshme për të ndikuar te zemrat tona?

Figura hije

E vërteta është se përveç spekulimeve nëse ajo mund te kishte qene një vajzë artisti ose një mësuese, ne ndoshta nuk do të mundim ta gjejmë kurrë identitetin e vërtetë të vajzës së Vermerit- gjithmonë nëse e ka një të tillë. Vetë Vermeri është një hije e artit. Ai ka lënë pas disa gjurmë biografike, edhe pse ne e dimë që bashkëshortja i dha atij 15 fëmijë. Ai është i njohur si mjeshtri i dritës të cilën e specializoi në pikturimin e femrave në dimensione të rralla, pikturat e tij janë të çmuara pasi shumica janë të mbushura me mister. Në një nga pikturat e  tij,Vermer merr një goditje ngacmuese dhe një burim kuptimi. Për Gordemer, kjo ‘ndjenja e misterit’ është ajo çka i tërheq njerëzit për te Vajza. Pjesërisht ajo është thjesht e mrekullueshme, është e lehtë, por  përbërja gjithashtu është shumë e mençur. Nga ky sfond i errët,ajo shfaqet në hapësirën tonë shumë e gjallë dhe gjesti përbën një pjesë të madhe të saj. Goja e saj është e hapur gjë që nuk e vëren shumë në pikturat holandeze, kështu që ajo duket sikur është gati duke të folur. Edhe rreth e rrotull botës, kudo në Japoni, Amerikë, Itali, të gjithë kanë të njëjtin reagim-ti i sheh ata duke u përpjekur për të përmbushur historinë. Figura vlen akoma sepse është e pazgjidhur, mendon Tracy Chevalier, novela e së cilës për pikturën është shitur në më shumë se 3 milion kopje. Ti as nuk mund ti përgjigjesh pyetjes për të cilën ajo po mendohet ose sesi ndihet ajo. Nëse do ti gjejmë kuptimin, atëherë do te zhvendoseshim te pikura tjetër. Por nuk i është gjendur, ndaj ti kthehesh te ajo sërish e sërish për të zbuluar misterin. Kjo është magjia e kryeveprave: ne kemi dëshirë për ti kuptuar ato, por ne kurrë nuk do të mundemi.

E humbur dhe e gjetur

Dhe e bukura qëndron këtu, pasi nuk ka qenë gjithmonë kështu. Qindra vjet më parë, vizitorët ishin më shumë të interesuar për të parë pikturën e Paulus Potter The Bull sesa për Vajzën e Vermerit, e cila ishte më shumë një femër e injoruar sesa një superstar. Piktura u shfaq në ankand në Hagë ne 1881. Ishte shumë e “ndyrë” dhe vetëm dy njerëz e kuptuan çfarë ishte- një artist i shquar dhe një koleksionist. Meqë ata ishin mi nuk vendosën oferta mes njëri -tjetrit. Si përfundim koleksionisti, Arnoldus des Tombe e bleu atë shumë lirë duke bërë një ujdi të vërtetë. Dhe më pas Des Tombe e la atë te Mauritshuis si në dëshirë në testamentin e tij. Historia e artit mund të ndryshojë ose të jetë e paqëndrueshme. Por fati i Vermerit ndryshoi, në mënyrë që Vajza e tij të fitonte më shumë popullaritet në  fund të shekullit të 20. Pika e kthimit ishte kur ekspozita e Vermer hapi Galerinë Kombëtare të Arteve në Washington në 1995. Vajza u zgjodh si imazhi për posterin shoqërues- dhe statusi i saj  për të qenë e njohur do të ishte i sigurt. Ka diçka interesante në këtë pikturë: riprodhohet shumë mirë. Dhe ne jetojmë në epokën e riprodhimit. Kjo po e ngjit atë drejt famës. Ajo është posteri perfekt, ngjyrat, drita, thjeshtësia e imazheve, ai vështrimi i drejtpërdrejtë: shumica nga pikturat e Vermerit janë njerëz që nuk e kanë shikimin kundrejt nesh, në botën e tyre, por ajo na tërheq ne në botën e saj. Në këtë mënyrë ajo është shumë moderne. Kur mendon për Mona Lizën, ajo gjithashtu është duke na parë ne, por ajo nuk është tërheqëse- ajo është ulur në pikturë, e vetëpërmbajtur. Në anën tjetër Vajza me një Vath Perle është aty, nuk ka asgjë midis nesh dhe asaj. Ajo ka këtë cilësinë e magjishme e të qënit tepër e hapur, por misterioze në të njëjtën kohë, dhe kjo është ajo që e bën këtë kaq tërheqëse

admin

Artikujt e tjetrë