Arte Pamore

FILIZAT E PRANVERËS

Foto/Direction: Beni Cufi/Assist: Rinë Abrashi

Hair&Mua: Vesa Lamaxhema/Modele: Jora Lumezi & Nita Lumezi

Toka po përjeton periudhën më të “errët” sa i takon përkujdesjes dhe mbrojtjes ndaj këtij planeti, që na takon ne ta bëjmë. Mesazhet sensibilizuese ndaj shoqërisë nuk po mungojnë ndërsa fotografi Beni Cufi ka përzgjedhur fotografinë për të përcjellë mesazhin e tij. “Planeti tokë dikur i mbuluar me gjelbërim, tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi, ndërsa kjo gjithnjë e më shumë po shqetëson shoqërinë, njerëzit që adhurojnë natyrën. Ishte pikërisht kjo që më frymëzoj për ta prezantuar këtë dukuri përmes fotografisë, ku të shfaqë të bukurën në të keqen. Një bukuri, e cila prezanton një tranzicion nga një kohë e thatë dhe e ftohtë në një kohë me plotë jetë të re, me përplot filiza të reja, në një periudhë të bukur dhe të lulëzuar. Megjithëse bota është në tranzicionin e saj, gjithmonë në zhvillim, jetën e një filizi nuk e ndalë asgjë…sepse aty ku ka filiz ka jetë.”- u shprehë fotografi.

113-2

184

admin

Artikujt e tjetrë