Kulturë

Udhëtim në blog

Jo patjetër duhet të “lundroni” në blogjet e femrave, mund të frymëzoheni dhe të gjeni vetveten edhe në blogun e Taulant Arifit, fashion & travel bloger-i nga Prishtina. Një hapësirë e veçantë kushtuar jo vetëm modës, por edhe vendeve të ndryshme që ai viziton sepse bota është një libër, dhe ata që nuk udhëtojnë lexojnë vetëm faqen e parë.

Foto: Shenoll Zehri

Çfarë do të thotë të jesh fashion dhe travel bloger?

Blogu është një web-faqe që në mënyrë të vazhdueshme sjell informata të reja në fushën që operon, në rastin tim www.taulantey.com për fashion dhe travel. Blogu është fjala e fundit e marketingut i ashtuquajtur “Neë Media”që po zhvillohet me ritëm të shpejtë në përmasa globale. Idenë për të hapur blog e kam pasur shumë më parë, por pasi përfundova studimet Master në departamentin e Marketingut dhe arkiva ime u pasurua bukur shumë me materiale interesante nga udhëtimet mia, erdha në atë pike që.. e keni parasysh kur absorbon shumë thjesht dëshiron ta ndash me të tjerët që mbase dikush do të inspirohet për të vizituar ato vende që unë i postoj në blogun tim.  Diku e kam lexuar se ata që shpenzojnë në udhëtime janë më të lumtur sesa ata që blejnë gjëra në vend se të bëjnë udhëtime. Një nga kuotat e mia të preferuara është “Bota është një libër, dhe ata që nuk udhëtojnë lexojnë vetëm faqen e parë”. Ndërsa sa i përket fashion, qysh në fëmijëri e kam kuptuar që të dukesh bukur jo se të bën vetëm ty të ndihesh mirë, por dhe të tjerët i bën të ndihen mirë kur të shohin ty sepse e bukura është ajo çfarë syri i njeriut vazhdimisht kërkon.

DSC_2130-min

Zakonisht jemi mësuar t’i shohim femrat në blogje mode, megjithatë në faqen tuaj të blogut shohim shumë detaje të veçanta, na flisni më shumë në lidhje me idenë për të pasur një blog personal të këtij profile?
Që në shkollë fillore, gjithherë kam pasur dëshirë të vishem bukur, të dukem cool. Nuk më ka shtyrë askush të bëj kështu, thjesht mendoj se kam lindur me këtë fashion obsesion. Është shumë mirë të kesh një stil që të dallon prej të tjerëve, por duke mos e tepruar asnjëherë.
Gjëja kryesore është jesh vetvetja dhe të ndihesh rehat me rrobat që vesh, inspirohem nga gjëra të ndryshme, kultura të ndryshme, më pëlqejnë kravatet, pantallonat, këpucët, por ndihem mirë edhe në xhinse, bluza të thjeshta dhe atlete. Dizajni im i preferuar është Aztec Design, nga Navajo – fisi më i madh i Indianëve të Amerikës, të cilët së pari e aplikuan këtë dizajn në qilimat e tyre. I kushtoj rëndësi të madhe detajeve, ato krijojnë pikturën e madhe. Detajet e vendosura në veshjet e mia, kryesisht kanë të bëjnë me mua, siç janë PIN-at që më kanë ardhur Brooklyn ditë më parë, për të cilat mund të informoheni blogun tim, tek posti Details on Denim. Blogu kërkon gjenerim idesh, kreativitet, aftësi në të shkruar dhe njohuri të shkëlqyeshme të përgjithshme. Kështu duke konsideruar se posedoj këto aftësi, vendosa ta thyej tabunë që vetëm femrat të kenë blog mode, duke u bërë kështu mashkulli i parë kosovar me Fashion&Travel blog.

Cilat janë vendet më interesante që keni vizituar së fundi?
Nuk është hera e parë që e kam vizituar po para se të kthehem nga SHBA herës së fundit kam vizituar, Montauk që është një qytet i vogël në fund të Long Island, NY. Para dy vitesh është cilësuar si vendi më i shtrenjtë në Neë York, karakterizohet me light house me të vjetër në shtetin e Neë Yorkut, ka plazhe të mahnitshme sërfi dhe çfarë është interesante se po në plazhin më të njohur Ditch Plain disa të rinj në vitin 2012 kanë gjetur një krijesë tani të quajtur “Montauk Monster” të cilën kur e gjetën nuk mund ta identifikonin me një emër me adekuat për arsye se ngjasonte me breshkë të madhe pa shtëpizën e saj, si një qen, si një mi apo brejtës gjigant apo si një raccoon. Shumë i çuditshëm, një mostër i vërtet. Për më shumë informata rreth udhëtimeve të mia, klikoni blogun tim në rubrikën TRAVEL.

DSC_1983-min

Cilat janë vendet më të mira për blerje për meshkuj dhe sa shpesh bëni shopping?
Të them të drejtën nuk është se kam ndonjë vend të preferuar për shopping, por me që udhëtoj, shoppingun e bëj jashtë, kryesisht në Amerikë pasi që  ofron një gamë më të gjerë produktesh, ndërsa sa i përket asaj se sa shpesh bëj shopping… hmm nuk di çfarë të them, mbase sa herë që shoh diçka që më pëlqen shumë.

Çfarë mendoni për meshkujt dhe modën në Kosovë?
Tani mbase dhe ndikimi i madh i rrjeteve sociale, vërej rritjen e vetëdijes së meshkujve për kujdesin ndaj vetës  nëse e krahasojmë me vitet e kaluara.  Nuk është ende në nivel të kënaqshëm nëse flasim në përgjithësi ka ende hapësirë për përmirësime.

admin

Artikujt e tjetrë