Letërsi

Tragjedia që frymëzoi Motrat Brontë

Historia e çuditshme dhe pikëlluese që frymëzoi grupin më të mirë të shkrimtareve, që ka ekzistuar ndonjëherë në letërsinë botërore.

Libradashësit ndjejnë për Brontës më shumë se sa muzikdashësit për The Beatles.  Mund të jesh i devotshëm ndaj Charlottes ose entuziast i Emilys, por mund të jesh edhe fans i Annes. Dhe të mendosh se vajzat e famullitarit të vendit, qëndrojnë pas romaneve pasionante dhe gotike të shoqëruara nga një romanticizëm i egër. Është mjaft bindëse dhe e pamundur që të mos mendojmë për to si një njësi e vetme, si një bend vajzash i letërsisë. Pavarësisht të gjitha dallimeve që kanë, ato mbeten thjesht Brontë, ndërsa vëllai i tyre Branwell shpesh mbetet në hije, pasi fama dhe veprat e motrave janë kryesoret për tu diskutuar. Në këtë sezon, fituesja e shumë çmimeve BAFTA, Sally Wainwright e ka rikthyer Branwell në një portret familjar, përmes dramës më të fundit “To Walk Invisible”, që është duke u shfaqur në një na televizionet angleze.  Drama sjellë familjen Brontë dhe problemet me vëllain e tyre Branwell. I zhytur në varësinë ndaj alkoolit dhe drogës, e cila frymëzon në një farë mënyre edhe shkrimet e motrave Brontë, që luftojnë me seksizmin e asaj kohe, publikojnë nën pseudonime me emra të meshkujve dhe kështu raporti i tyre me të vëllanë mbetet një sfidë ne rritje.

 Familja Brontë

Babi i tyre ishte një njeri i zgjuar dhe një baba i pazakontë, i cili kishte ardhur nga Irlanda në Universitetin e Cambridge. Ai mbante një pistoletë me vete gjatë gjithë kohës dhe njëkohësisht ishte i pasionuar pas letërsisë, të cilën ua barti edhe fëmijëve të tij. Patrick Brontë i lindur në County Down, një prift anglikan që martohet me një vajzë nga klasa e mesme, Maria Branwell,  e cila vdes pas një dekade. Maria dhe Patrick kishin lindur 6 fëmijë, dy vajzat më të mëdha Maria dhe Elizabeta vdesin nga tuberkulozi, ndërsa fëmijët e tjerë që mbijetuan ishin Charlotte 5 vjeçare, Branwell 4 , Emily tre dhe Anne dy. Nuk është për tu habitur që Patrick (babai) ishte munduar që t’i rriste vajzat duke u përpjekur që ta zëvendësojë nënën e tyre. Charlotte dhe Emily  do të vijonin në shkollën Clergy Daughters’ School në Cowan Bridge, një shkollë e ashpër, që frymëzoi motrat për ta shkruar librin e famshëm “Jane Eyre”. Të katër fëmijët Brontë, pas vdekjes së nënës, shpesh herë kishin ndjerë mungesën e saj dhe motrat  nuk e kishin ndjerë nevojën që të martoheshin, kështu ka treguar biografja Claire Harman, e cila ka publikuar “Charlotte Brontë: A Life” në vitin 2015. “Të gjitha ishin të interesuara në historitë për betejat, në gjeografi, gjëra këto që për vajzat në përgjithësi nuk ishin aq të zakonshme apo të parapëlqyera. Asnjëherë nuk e kishin çuar nëpër mend martesën. “

Brontëja e zymtë?

Ishte përvoja e Charlottes si kujdestare në Bruksel, në një shkollë të udhëhequr nga Constantin Heger dhe bashkëshortja e tij, që do të formësonte dëshirën e saj kreative. Charlotte filloi të kishte ndjenja për z. Heger, ndjenja këto që nuk ishin reciproke. Disa mendojnë se Anna mbase nuk do të njihej asnjëherë po të mos ishin dy motrat e saj më të mëdha. Sipas tyre kjo pikëpyetje vihet ende në rastin e Emilys. Padyshim që ajo është një gjeni, por ishte shumë e kontrolluar. “Wuthering Heights”, është një libër i çuditshëm me plot dhunë dhe tipare karakteristike. Njerëzit thonë se është romani romantik më i preferuar por është  e vështirë të quhet model i dashurisë romantike; ka shumë zemërim dhe energji. Por ajo që mendohet në përgjithësi nga kritikët e letërsisë është se ky libër po të mos ishte publikuar bashkë me librat e tjerë të motrave Brontë, vështirë se do të bëhej i njohur.  Megjithatë ky unitet jo gjithmonë ka qenë në të mirë të motrave. “Bashkimi i të tre motrave në një, vë në hije kompleksitetin e secilës”, thotë autorja dhe dramaturgia Samantha Ellis. Pjesërisht e lëndon Annen, subjektin e librit të saj më të ri “Take Courage: Anne Bronte and the Art of Life” (ky titull është marrë nga fjalët e fundit të Annes). Ellis e pranon se e ka vlerësuar Annen si “Brontë më pak interesante”. Kjo ndryshoi kur ajo pati rastin që të ekzaminonte në reliktet e Brontë Parsonage Museum. Aty kishte lexuar letrën e fundit të Annes dhe kishte krijuar një përshtypje krejt tjetër rreth saj. “I kam besuar Charlottes kur thotë se Anne është e zymtë, më pak e talentuar se motrat e tjera dhe kishte kaluar tërë jetën e saj duke u përgatitur për një vdekje të hershme. Por në letër, Anne dukej krejtësisht tjetër: e mençur, e mprehtë dhe që e do jetën. Fillova të hamendësohesha pse është neglizhuar dhe arrita në një përfundim; mbase Anne ishte shumë radikale.”

Për Ellis këto fërkime në mes tyre kanë rezultuar në diçka të fuqishme dhe kanë ndihmuar që ato ta definojnë vetveten. Mbase ishin grupi më i mirë i shkrimtareve që ka ekzistuar ndonjëherë, por Branwell mbetet pjesa kyçe e këtij grupi, mjafton të lexoni për heronjtë dhe antiheronjtë e Charlotte, Emily dhe Annes në romanet e tyre dhe ta gjeni atë në secilën vepër, që ato kanë shkruar.

admin

Artikujt e tjetrë