Kuzhina

Shqiptarja e kuzhinës italiane

Entiana Osmenzeza, shembulli i një gruaje të guximshme, shumë e thjeshtë, por me arritje të mëdha. Vajza nga Berati, me origjinë nga Kosova, sot është një prej yjeve të kuzhinës në Itali, por jo vetëm. Recetat e saj janë përzierje e identitetit dhe dashurisë së saj për natyrën, Entiana mbart në kuzhinë të gjitha përvojat e saj, nga vendlindja e deri te kulturat e vendeve të ndryshme, për këtë arsye ajo është shumë e veçantë dhe pjatat e saj copëza të njerëzimit.

Na flisni pak për veten tuaj?

Klasa 1976, kam lindur në qytetin e Beratit, në një familje me origjinë kosovare, jam rritur në periudhën e Enver Hoxhës, periudhe në të cilën familja ime ka vuajtur shumë. Por megjithatë, të them të drejtën, nuk do të isha njeriu që jam tani po të mos kisha patur eksperiencën e jetës që Zoti më dhuroi. Pasuria ime më e madhe ka qenë gjithmonë edukata e rreptë dhe e shembulluar të asaj kohe.

 Çfarë lidhjesh keni me Kosovën?

Familja ime, gjyshi im i ëmbël, Hamdi Cavolli, gjyshja ime zonje, Ylvie Cavolli, nëna ime që për mua është gruaja më e fortë në botë, Engjellushe Cavolli. Pra, me fjalë tjera, lidhja ime me Kosovën është kaq e ngushtë, është lidhja ime e gjakut.

mela dessert

Si keni filluar të merreni me gatimin?

Gjithçka lindi për të pasur një punë në Itali, zakonisht në të gjithë botën të rinjtë, studentët punojnë për tu mbajtur nëpër aktivitete komerciale. Pastaj lindi dashuria për kuzhinën, lindi pasioni, lindi vullneti për të bërë diçka me krenari dhe me shumë përkushtim. Kuzhina është një mision, nuk ka vlerë shumica, duhet ta bësh në mënyrën më të mirë dhe më perfekte që mundesh, nuk ka barrierë gabimi, ose perfekt, ose asgjë.

 Çfarë ju frymëzon për të krijuar një pjatë të re?

Çdo gjë, një element, një udhëtim, njohja e një kulture të huaj, unë nuk kam kufij për të mësuar dhe për të njohur, çdo pjesë e njerëzimit dhe kulturës të popujve më intereson dhe gjithashtu më bën shumë kureshtare. Siç themi ne, nuk ngopem të di, të ndjej, të provoj çdo gjë që natyra i jep njeriut për të jetuar.

 Çfarë preferoni ju të hani?

Gjithçka, më pëlqejnë shumë perimet. Më pëlqen ushqimi i varfër për ta vlerësuar dhe për ta shfrytëzuar sa më pak të jetë e mundur ambientin. Konsumimi është e keqja e ditëve tona.

moggi9538

Cilat janë vlerat dhe traditat e kuzhinës shqiptare që ju keni përgatitur gjithmonë, veçanërisht jashtë?

Thjeshtësia, prodhimi i tokës, mirëpritja, kursimi, kujtimet dhe besimi në veprën e sjelljen e mirë.

 Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen?

Një pjese e vendit tim, ku mund të shprehem dhe të plotësoj puzzle im. E pastaj pjesa ime në 50 Best S.Pellegrino. Pas Ana Ros, kam dëshirë të jem unë dhe dyta në Ballkan.

admin

Artikujt e tjetrë