Kulturë

Një rok bend si NA

Muzika është një nga artet më të çmuara dhe njëkohësisht të vështira dhe kjo bëhet edhe më e vështirë kur flasim për muzikën e mirëfilltë, atë që këndohet live. I tillë është edhe grupi NA, unik dhe i pandryshueshëm pavarësisht sfidave e trendeve të kohës.


Për ju që nuk keni pasur fatin të jeni pjesë e publikut të grupit NA, keni humbur një nga rastet më të mira për tu argëtuar nën tingujt e mrekullueshëm dhe vokalin e veçantë të rokerëve nga Gjakova.  I themeluar në Tetorin e pasluftës, vitin 2000, NA do të bëheshin pjesë e muzikës që zhvillohej në Kosovë, por në një drejtim krejtësisht tjetër. Me një repertor të grupeve të njohura botërore, ata do të shndërroheshin në një nga bendet më të mira të rokut në vend dhe jo vetëm. Sot jetojnë dhe bëjnë muzikë në Tiranë, por shumë shpesh i kemi të pranishëm edhe në Kosovë në lokale të ndryshme duke performuar live.

Megjithëse sot muzika komerciale është trend jo vetëm tek ne, ata të cilët janë edukuar muzikalisht nuk kërkojnë famë të shpejtë brenda stinës apo muajit. Muzika është një nga artet më të çmuara dhe njëkohësisht të vështira dhe kjo bëhet edhe më e vështirë kur flasim për muzikën e mirëfilltë, atë që këndohet live. I tillë është edhe grupi NA, unik dhe i pandryshueshëm pavarësisht sfidave e trendeve të kohës.

Kreshnik Krashi Koshi, Blerat Kepuska, Klodian Rexhepaj dhe Bekim Kepuska, janë anëtarët e bendit, të cilët përpiqen që t’i luftojnë barrierat dhe t’i rezistojnë tërë këtyre ndryshimeve të hovshme që i kanë ndodhur edhe artit këto vitet e pasluftës.  Megjithatë ata shprehen se interpretimi live është realisht i lodhshëm dhe kërkon shumë punë e përkushtim. “Të luash live është goxha sfidë, gjatë javës bëjmë ushtrime që të qëndrojmë në formë, studiojmë këngët e reja për të freskuar repertorin. Udhëtimet nëpër qytete të ndryshme apo siç e quajnë ‘tour’ e kanë të bukurën e vet,  por është edhe e lodhshme, por ne prapë kur hipim në skenë duhet të jemi të buzëqeshur dhe pozitivë.”

Për kaq vite kanë arritur të ruajnë origjinalitetin dhe thjeshtësinë që i karakterizon, gjë që nuk e hasim çdo ditë tek artistët apo grupet e tjera në vend. Ata tregojnë sesi gjithçka ka ndryshuar dhe sot është shumë më e lehtë të dëgjosh bendet apo këngën e preferuar. Sot Muzika është më pranë dëgjuesve të saj dhe secili mund të bëjë përzgjedhjen e të preferuarve. Kjo padyshim që ka pasur ndikim pozitiv edhe për bendin tonë, pasi performancat e tyre mund t’i gjejmë edhe online.

“Ne kemi jetuar edhe kohën kur prisnim në radio për të dëgjuar këngët e kohës dhe kishte shumë kënaqësi. Ndërsa tani interneti ka bërë të mundur, që publiku ta ketë më afër muzikën, megjithatë  nuk është e magjishme siç ishte në kohërat e vjetra, por gjithsesi tashmë është më lehtë për ata që duan të na dëgjojnë dhe nuk akne pasur rastin të na shohin live, këngët që i këndojmë ne mund t’i gjejnë edhe online në youtube.”

Por cilat janë bendet që kanë frymëzuar dhe kanë ndikuar në zhvillimin e karrierës së tyre muzikore. Ata sjellin disa nga grupet legjendare të rokut botëror si “shkaktarë” të muzikës së tyre si Dèep Purple, Dire Strais , The Police , Pearl Jam , Nirvana , Metallica etj. Ndërkaq janë në përgatitje të një përgatitje të koncertit recital që do të mbahet në qytetin e tyre të lindjes Gjakovë, për të vazhduar me këtë turne muzikor edhe në qytetet tjera shqiptare.

admin

Artikujt e tjetrë