Arte Pamore

Frida Kahlo në këndin e lavdishëm

Një libër i ri evokues, dokumenton jetën e artistes së njohur meksikane nëpërmjet hapësirave në të cilat ajo jetoi përgjatë viteve dhe është një kënd i lavdishëm i dashurisë për kafshët, dhuratat, kopshtet dhe veprat e artit.

Jemi mësuar të dëgjojmë për figura të rëndësishme si persona më të distancuar, që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke e preferuar këtë më shumë sesa udhëtimet nëpër botë në kërkim të përmbushjes së vetvetes. Megjithatë kur flasim për Frida Kahlon, njohim një pjesë të mirë të shtëpisë së saj, e cila në njëfarë mënyre është shndërruar edhen trashëgiminë artistike që kemi nga artistja, e që është aq e fuqishme.  Mjafton të hedhim një sy tek artistet e tjera dhe të vëmë re se si shtëpia është shndërruar në simbol të veprave të tyre ikonike. Megjithatë rasti i Kahlos është tejet i jashtëzakonshëm. Karakterizuar nga një periudhë e gjatë e sëmurjes së saj, fillimisht në shtëpinë e saj të fëmijërisë e pastaj në Casa Azul  apo Shtëpinë e Kaltër në Koiakan ( Coyoacan), shtëpia e saj kishte shumë funksione, spital, studio, pallat dhe burg, duke shpërfaqur të gjitha aftësitë artistike të një të pasionuare pas kafshëve përkrah tyre edhe të një gruaje të fortë e me vetëbesim.

360157 (1)

Muajt e fundit të vitit që lamë pas, një libër i publikuar nga Frances Lincoln kremton kënaqësinë e thellë të  artistes për të rregulluar dhe organizuar gjithçka brenda shtëpisë ku jetonte, madje deri në ditët e saj të fundit të jetës. “Frida Kahlo at Home”  është një mënyrë përkujtimi e jetës dhe punës së artistes, e parë nga prizmi i shtëpive të saj të ndryshme. Një libër që sjellë gjithashtu fotografi të këndeve të ndryshme ku ka jetuar dhe punuar Kahlo. Sipas autores së librit Suzanne Barbeza, hapësirat e jetesës së Kahlos ishin të transformuara në një parajsë me ngjyra kaotike, mbushur me kafshë dhe gjethe jeshile, vepra arti dhe dhurata të ndryshme. . “Frida dekoronte me art folklorik dhe parapëlqente mobilie tradicionale meksikane, duke përfshirë këtu edhe pjatat e elementet e tjera të kuzhinës. Ajo dhe Diego, vazhduan të plotësonin koleksionin e tyre, të mbushnin shtëpinë me objekte të bëra nga duar meksikane. Në  gjithë shtëpinë, karrige dhe shtretër që kishin mbulesa të qëndisura me mesazhe të ëmbla si ‘Despierta corazon dormido’ (Zgjohu zemër e fjetur). Lule të freskëta të këputura nga kopshti, të vëna nëpër vazo, duke sjellë aromën dhe ngjyrat e kopshtit brenda shtëpisë.

360159

Ata ruanin sendet e tyre në kuti Olinala dhe sënduk. Piktura nga artistë që ata i admironin, gjithashtu edhe piktura të realizuara nga ata të dy, e të cilat ishin të varura nëpër muret e shtëpisë. Fotografinë e realizuar nga Nick Muray, një portret i Frides, i varur në dhomën e gjumit. Ajo koleksiononte edhe lodra e kukulla dhe sa herë që ndonjë nga miqtë e saj udhëtonte në ndonjë vend, ajo u kërkonte që t’i sillnin ndonjë lodër, që ta bënte pjesë të koleksionit.”

Fotografitë e shumta në faqet e librit, janë pamje që përshkruajnë gjithçka nga jeta e artistes. Shtëpia e Kaltër i është dhuruar popullit meksikan pas vdekjes së burrit të saj, artistit Diego Rivera, në vitin 1957 dhe mbetet e hapur për vizitorët edhe sot e kësaj dite.  Poeti dhe kuratori meksikan dhe miku i ngushtë i Kahlos, Carlos Pellicer, ishte marrë me ruajtjen dhe rregullimin e shtëpisë dhe ka insistuar, që të mbetet e pandryshuar dhe të ruajë pamjen që e ka pasur gjithmonë. Pellicer pasi kishte përfunduar dhe tashmë shtëpia ishte gati për vizitorët, kishte shkruar një letër në të cilën i kërkonte falje mikes ë tij të shtrenjtë. “Kam përfunduar me aranzhimin e shtëpisë dje. Shih nëse gjithçka është në rregull që kur të kthehesh të mos grindesh me mua. Në dhomën të cilën e përdorje si studio e në të cilën ke pikturuar aq shumë gjëra të mrekullueshme, kam varur disa nga veprat tua…”

 

admin

Artikujt e tjetrë