Gruaja

Mundësitë dhe zgjedhjet që na identifikojnë

“Jeta ime…kthehet mbrapa në kohën dhe hapësirën e fillimit të botës dhe në kufijtë e saj të skajshëm. Në qenien time kam përmbledhur trashëgiminë tokësore dhe gjendjen e botës në këtë moment.”

Të jesh gjallë është një mrekulli, të paktën herë pas here, të paktën me shkëndija të një habie të thellë intuitive, në makinën e fatit dhe zgjedhjes së Rube Goldberg, që na bën ata që jemi,  duke bërë një gjysmë-hapi, gjysmë-ngecje poshtë shtigjeve të pamundura, të cilat na kthejnë përsëri tek vetja. Jeta jonë është formësuar nga një zgjedhje e theksuar impulsive, e cila ka nisur që në moshë të re dhe shumë prej nesh mund të identifikojnë pikat, të cilat mund t’i kishim rrotulluar në një drejtim krejtësisht tjetër; të kapërcesh kontinentin apo të ndërtosh një shtëpi këtu, të lësh pas të dashurin apo të qëndrosh, të presësh për një ngritje tjetër në detyrë apo të ikësh nga ai vend pune dhe të merresh me art.

Edhe zgjedhjet në dukje të parëndësishme mund të rezultojnë në gjëra të mëdha, nga të cilat mund të mbesim tërësisht të befasuar. Asnjëherë nuk do t’i dimë fatkeqësitë që i kemi shmangur duke kaluar në këtë rrugë dhe jo në atë tjetrën. Mbase ndërgjegjësimi ynë akut i boshllëkut në mes të jetës që kemi dhe tërë atyre jetërave që mund të kishim pasur, vjen si mbërthyerje e frikës së humbjes, të atij ndriçimi të papritur dhe të çorientuar në të cilin ne kuptojmë se ato mundësitë paralele ekzistojnë krahas zgjedhjeve tona aktuale.

“Jetët tona të jetuara mund të bëhen një vajtim i zgjatur për/ose zemërim çasti i pafund për jetët që nuk kemi mundur t’i jetojmë,” ka shkruar psikoanalisti Adam Phillips,  në rastin  Vlera e jetëve tona të pajetuara.  “Përjashtimet që i vuajmë, qoftë të imponuara apo të zgjedhura, na bëjnë ata që jemi.”

Kurora e këtyre përjashtimeve shtron sensin e vetes, përvojën e identitetit personal, të cilin ashtu si poeti dhe filozofi John O’Donohue, e kishte observuar me  mprehtësi, “Nuk është thjesht një proces empirik i përvetësimit apo tretjes së blloqeve të jetës”. Askush nuk e ka trajtuar më bukur atë vetëdijen e fundit të ekzistencializmit, apo me nuancë aq të theksuar, se sa pionierja franceze e Ekzistencializmit, filozofja dhe feministja, Simone de Beauvior ( 9 janar, 1908–14 prill, 1986), në autobiografinë e saj “All Said and Done.”

Nga tribuna e fatit të jetës së saj të gjatë, De Beauvoir reflekton në këtë plejadë zgjedhjesh dhe mundësish; Çdo mëngjes, madje para se të hap sytë, e di që jam në dhomën dhe në shtratin tim. Por nëse shkoj të fle pas drekës në dhomën ku punoj, nganjëherë zgjohem me atë ndjenjën e habisë fëmijërore – pse jam vetja? Çfarë më mahnit ashtu siç e mahnitë edhe fëmijën kur e kupton identitetin e tij, është fakti i gjetjes së vetvetes këtu, në këtë moment, thellë në këtë jetë dhe jo në ndonjë tjetër. Me njërin sy në elementin e mundësisë dhe manifestimin e tij të panumërt, ajo shton: Depërtimi tek kjo vezë e veçantë nga ai spermatozoid i veçantë, me implikimin e takimit të prindërve të mi dhe para kësaj të lindjes së tyre dhe të lindjes së të gjithë paraardhësve të tyre, nuk kishte asnjë shans në qindra miliona vjet, që të kishte lidhje me këtë. Dhe ishte fati apo mundësia tejet e paparashikueshme në gjendjen e tanishme të shkencës, që ka rezultuar që unë të lind grua. Nga kjo pikë, më duket se mijëra të ardhme të ndryshme, mund të kenë buruar nga çdo lëvizje nga e kaluara ime: Mund të isha sëmurë dhe të ndërprisja studimet; Mund të mos e kisha takuar Sartre (Jean-Paul Sartre); gjithçka mund të kishte ndodhur. Por  pjesa më interesante e gjithë kësaj shushatje, thekson De Beauvoir, është se pavarësisht aksidenteve të mëdha kozmike të jetës dhe mundësisë së natyrshme të jetëve tona të veçanta brenda saj, ne përjetojmë vetveten dhe ekzistencën tonë si jo aksidentale/të rastësishme, një shkëputje që shkelë paradoksin e vullnetit të lirë.

admin

Artikujt e tjetrë