Lifestyle

Albion Bahtiri, talenti i ardhshëm i futbollit

Albioni megjithëse një fëmijë, ai është spikatur për një të ardhme të ndritur në futboll, i angazhuar qysh në moshën nëntë vjeçare,luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe njëkohësisht është kapiten i ekipit për të cilin luan, ndërsa shquhet me goditje të forta nga distanca.

Në fushën e gjelbër ai bie menjëherë në sy, është një fëmijë shumë i veçantë, si në pamje ashtu edhe në talent. Shumë i përkushtuar dhe i talentuar Albion Bahtiri megjithëse një fëmijë, ai është spikatur për një të ardhme të ndritur në futboll. Aktualisht luan në shkollën e futbollit “Roni 19”, në Batllavë, Podujevë, klub që udhëhiqet nga Faruk Statovci, i cili bën një punë të jashtëzakonshme me këta fëmijë të mrekullueshëm.

17579820_10210411281056215_335000088_n

I angazhuar qysh në moshën nëntë vjeçare, Albioni luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, gjithashtu ai është kapiten i ekipit ndërsa shquhet me goditje të forta nga distanca. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe me Albionin, i rrethuar gjithmonë me dashurinë për futbollin, një pasion dhe profesion që e ka trashëguar edhe nga i ati i tij, i cili ka luajtur vite.

13319988_1122215794487134_2617120964344686414_n

Nga ana tjetër Albioni ka filluar ta kultivojë këtë dëshirë dhe pasion, duke punuar dhe u lodhur çdo ditë. E megjithatë kur e pyet Albionin se cili është idhulli i tij në futboll, na tregon se vet numri që mban në fanellën e tij, tregon se cili është ai futbollist, numrin katër, për shkak se atë numër mban edhe Sergio Ramos, idhulli i tij. por kjo është vetëm njëra anë e medaljes për një fëmijë të talentuar si Albioni, pasiqë ai ndan të njëjtën pasion edhe për shkollën, mësimet.

15350439_1322471494461562_720089108190155645_n

Përkushtimi maksimal që bën edhe në shkollë për të treguar rezultate të njëjta si në futboll bënë që Albioni të jetë edhe një nga nxënësit më të shkëlqyer të shkollës. Ndërsa shprehet se në të ardhmen ka shumë dëshira dhe ëndrra për të qenë pjesë e ekipeve më të famshme në botë, por edhe të japë kontributin në ekipin kombëtar. Kur një fëmijë mbart talentin dhe përkushtimin e madh për të arritur gjithçka në jetë ia del mbanë si Albioni.

admin

Artikujt e tjetrë