Kulturë

82 vjetori i paharrueshëm i Leze Qenës

Foto: Taulant Hajdini

Një festë befasi për artisten tonë të nderuar Leze Qena, në 82 vjetorin e lindjes, ishte ideja dhe koncepti i znj. Shemsije Dermaku nga GrandDecor. E realizuar me një perfeksionizëm të veçantë ashtu si të gjitha festat, të cilat realizohen nga kjo kompani eventesh. Gjatë kësaj mbrëmjeje të ftuarit patën rastin të shohin një organizim të menduar deri në detaje, duke filluar nga hyrja e sallës në hotelin ku mbahej festa, një realizim që të bënë për vete menjëherë dhe të lë të kuptosh se pas asaj hyrjeje fine e me klas, të presin gjëra të tjera të bukura. Një përshtypje që kishin pothuajse të gjithë të ftuarit e festës.  “ E kam bërë me shumë dashuri dhe kam kontaktuar të gjithë të njohurit, kolegët, familjarët e miqtë e artistes sonë Leze Qena, që në ditëlindjen e saj ta bëjnë të ndihet edhe më mirë. Duke pasur parasysh faktin se institucionet tona përkatëse nuk organizojnë evente që nderojnë veprën e artistëve tanë në një ditë siç është ditëlindja, mendova se një iniciativë private do të ishte sadopak një shenjë respekti për punën dhe veprat e mira që I kemi pjesë të kulturës sonë, të artistëve si znj. Leze, do të ishte mënyra më e mirë për t’i kujtuar dhe nderuar pafundësisht.”,-është shprehur znj. Dermaku.

7

4

Përveç organizimit të mrekullueshëm nga GandDecor, ishin edhe të ftuarit e tjerë që i dhanë mbrëmjes hijeshi e ngrohtësi, që  uruan artisten Qena, e cila u falënderua dhe u shpreh se ndihet e emocionuar dhe e pa fjalë nga ky kujdes dhe organizim I tillë. Gjithashtu të pranishëm të tjerë kolegë e miq të artistes shprehëm mirënjohje e respekt për punën e saj ndër vite, rolet be shumta që na sollën moment të papërsëritshme dhe mirësinë e personalitetin e veçantë që e ka aktorja jonë  nderuar Leze Qena. Një moment I mirë për të kujtuar të gjithë artistët tanë, që pavarësisht kushteve të papërshtatshme, rrethanave të kohës e sfidave të shumta, asnjëherë nuk reshtën së dhuruari buzëqeshje, emocione e lot me rolet e tyre, që I bënë ata të pavdekshëm në sytë tanë e të brezave të shumtë që do të vijnë.

6

admin

Artikujt e tjetrë