Lifestyle

E bukura ka një emër Energy Hair School

Kur e bukura takon artin, gjithçka merr përmasa mahnitëse. E tillë ishte mbrëmja e diplomimit të gjeneratës së parë të shkollës për aftësim profesional, Energy Hair School. Një event i rëndësishëm por të gjithë ata që u certifikuan me diploma pranë këtij institucioni, si dhe një mundësi e shumë e  mirë për ata që aspirojnë një ditë të kenë një sallon të tyrin, për flokë, grim e fushën estetike në përgjithësi. Kjo mbrëmje u mbajt në qytetin Gjakovës dhe u organizua nga parukrieri, Lirim Lulaj, i cili që një kohë të gjatë është angazhuar dhe ka bërë maksimumin që  i tëri përkushtimi dhe puna palodhshme të kurorëzohej me një mbrëmje të tillë të paharrueshme.

IMG_2360

Gjatë gjithë eventit i tërë fokusi ishte te flokët, ngjyrat dhe prerjet më të fundit për vitin 2017.  Mos harroni “brenda nesh” ka shumë gra, të cilat duan që gjithmonë të duken ndryshe…pa hezituar të eksperimentojnë me flokët, sepse nuk janë të përhershme….ndaj pse jo mos ta kthesh këtë dëshirë në realitet.

Një mbrëmje, e cila nisi me hyrjen në skenë të Lirim Lulaj me motorr, për të vazhduar me prezantimin e studenteve, të cilat live kryen prerje të ndryshme të flokëve. Ndërsa grupi tjetër i studenteve të diplomuara bën përpara publikut të pranishëm frizura të ndryshme sipas tendencave të fundit të flokëve. Gjenerata e sapodiplomuar dhe e certifikuar pranë Energy Hair School, iu hapet rruga për të ndërtuar tashmë biznesin e tyre.

IMG_2413

EHS është një adresë për tu bërë frizere e suksesshme në hapë me trendet e fundit në botë. Me një staf profesorësh tashmë shumë të njohur në vend, EHS iu ofron një mundësi të shkëlqyer që nesër të bëheni ju të njohur. Një bashkëpunim i suksesshëm mes Energy Hair School dhe brendit botëror të ngjyrave Wella Profesional, i cili ishte edhe sponsor gjeneral i këtij eventi. Në fund të mbrëmjes studenteve iu nda edhe certifikata nga Energy Hair School.

admin

Artikujt e tjetrë