Kulturë

Lamtumirë Françesk Radi

U nda nga jeta kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT­-së, pas një hemorragjie cerebrale. Pas goditjes në tru, ai ra në gjendje kome për të mos u zgjuar më.

Françesk Radi, një këngëtar i njohur, i cili pasi mbaroi Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë u spikat për talentin e tij. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 filloi punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.  Ai u bë shumë i fashmshëm për dy këngë e tij të titulluara: “Adresa” dhe “Biçikleta”. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor.
Pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut. Ai njhet për krijimtarinë e tij muzikore që në vitet ’70, ai vijon dhe sot duke prezantuar këngë të cilat vijnë të realizuara me mjeshtëri dhe muzikë të bukur.

admin

Artikujt e tjetrë