Lifestyle

Merlin apo Xheki?

Bionde apo zeshkane, e sofistikuar apo seksi, dy ikona për miliona femra. Një libër që tregon ndryshimet, por dhe ngjashmëritë mes tyre. Po ti cila je, më shumë Xheki apo më shumë Merlin?

 

Të kundërta

Në terma bukurie, Zhaklin Kenedi dhe Merlin Monroe ishin praktikisht opozitare: Merlin e lehtë dhe e ëmbël, Xheki e rreptë dhe e ngurtë. E para vishte vetëm Channel për të fjetur e dyta shpesh pizhame. Secila prej tyre është sot një ikonë e modës për miliona gra. Të dyja  ishin të vetëdijshme për pamjen e tyre dhe se si shfaqeshin në publik,ndaj kujdeseshin shumë lëkurën, e flokët dhe trupin. S’ka dyshim se të dyja e kishin kuptuar fuqinë e bukurisë.

Bukuria për  Merlinin

Ishte mundësia dhe çelësi për të dalë nga një jetë e mjerueshme dhe anonime. Duhej të mbështetje në bukurinë e saj për të fituar mbështetjen e botës. Në fakt ajo e bëri atë çështje studimi sepse nuk donte të linte asgjë në dorë të fatit. Ishte, si Xheki, një prefeksioniste.

Bukuria për Xhekin

Xheki ishte shumë me fat, lindi në një ambient social të ngritur, u martua me dy burra të pasur, dhe ka frekuentuar kolegët më të njohur që nga lindja.

143969_jackie_kennedy_scaled

 Mit i përjetshëm

Në mes të dyjave, ndoshta, më e imituara ende sot është Merlin.  Ndoshta sepse është një përzierje e ndjeshmërisë dhe ëmbëlsisë ose të elementeve të kodifikuar të naivitetit. Aktoret dhe modele, kush më shumë e kush më pak, e kanë provuar të gjitha ta imitojnë.

Pesha trupore

Pesha e Merlinit, mbeti gjithmonë mes 52 dhe  54 kg, vetëm në martesë me Artur Miller, arriti 63kg.  Nuk dihet shkaku, ndoshta edhe prej stresit, ndonjë shtatzëni në mes apo tensioni I martesës.

 Pesha obsesion

Xhek kishte një obsesion  me peshën dhe dietën. Kur ishte në Shtëpisë e Bardhë, nëse kuptonte që kishte tejkaluar peshën mesatare prej 54 kg, hante  vetëm supë dhe fruta për ditë të tëra derisa kthehej në formë.

Dieta e Xhekit

Ajo ishte e gjatë 160 cm, ishte në formë falë ushtrimeve, por dhe gjeneve familjare. Nuk hante gjithçka, sa I përket ushqimit, rrallë ndonjë akullore dhe makarona. Më së shumti karota dhe selino.

Dieta e Merlinit

Ndërsa Merlin e donte ushqimin dhe shampanjën në çdo orë të ditës, megjithatë ishte e kujdesshme me ushqimin, veçse nuk hite dorë nga vodka.

 Rrezitja e trupit

Merlini i ikte “Sa i përket modës, nuk besoj se lëkura e rrezitur është më tërheqëse se ajo e bardhë. Dua të ndjehem bionde nga koka te këmbët”, kur e pyesnin pse ishte aq e bardhë.

Po rrezitjes

Zhaklin në fakt ishte e kundërta e saj. Donte të nxihej në diell dhe të ishte gjithmonë me ngjyrë.

 Flokët

Flokët ishin pika e fortë si e Xhekit ashtu edhe të Merlinit. Aq shumë sa modelet e flokëve të tyre, në pamje të parë ngjajnë, prerja gjithmonë deri te supet jo vetëm që u bënë legjendare, por rezultojnë se kopjohen ende dhe sot. Ndoshta sepse u bënë nga parukier i njëjtë….

marilyn

Stilisti i flokëve

Për të dyja ishte Kenneth Battelle, autor i modeleve të flokëve të ikonave. Në 1954 Kenneth stili flokët e Zhaklinës për dasmë.

 Modeli ikonë

Floktari mbeti më shumë “merlin” duke krijuar një model ikonografi të biondes hyjnore që I shkonte vetëm asaj. Qysh atëherë Merlin vizitonte shpesh sallonin e tij në Nju Jork.

Bionde platin

Nga të dyja, Monroe është më natyralja, duke nisur nga ngjyra e flokëve.  Edhe pse gjithkush mendon se flokët bionde platin të Merlinit kanë qenë gjithmonë, në fakt kanë kaluar nëpër një seri tonalitetesh të biondes.

Flokë kaçurrel

Flokët e saj natyral ishin kaçurrel. Por për të pasur atë pamjen “e zonjës perfekte” Xheki I rregullonte flokët dy herë në javë.

Buzëkuqi I Merlinit

Merlin kishte vetëm buzëkuq të kuq. I personalizonte. Grimi I saj sot mbahet nga Madona, Gëen Stefani, Scarlett Johansson, Christina Hendricks.

 Buzëkuqi I Xhekit

Zonja e Parë i donte tonet diskrete të buzëkuqit, sidomos rozën në të gjitha tonalitetet e saj.

Kirurgjia estetike

Në 1950 Merlin bëri ndërhyrje estetike në hundë. Por ishte e vetmja sepse gjithmonë ka qenë kundër “Unë dua të plakem pa lifting dua të kem kurajë të jem besnike fytyrës që më përket”, ka thënë.

Po lifting

Në të kundërt Zhaklin nuk e kishte problem të shkonte te kirurgu estetikë apo të bënte lifting.

Duar jo perfekte

Xheki pinte cigare prej moshës 15 vjeçe dhe I hante thonjtë, që nuk ishin të bukur. Motiv për të cilin vishte shpesh dorashka.

admin

Artikujt e tjetrë