Lifestyle

Thjeshtësi dhe ekstravagancë në VFW

A model walks the runway wearing (designer) at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 22, 2017 in Vancouver, Canada.

Foto: Arun Nevader/WireImage

Java e Modës në Vankuver është futur në ditën e tretë, duke sjellë emra e kreacione të ndryshme, nga dizajnerë anekënd botës. Temë kryesore e kësaj dite ishin tonalitetet modeste të ndërthurura me ekstravagancë.

KRISTEN LEY – Kanada

Kristen Ley prezanton gruan frymëzuese, me një ambient avantgard. Kreacionet e Ley mund të konsiderohen si pjesë arti , duke qenë se vijnë në industrinë e modës duke na befasuar me përzgjedhjen e materialeve dhe kombinimin e tyre me detaje të veçanta.

VANCOUVER, BC - MARCH 22: A model walks the runway wearing Kirsten Ley at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 22, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Kirsten Ley at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

 

 TRISTEN MICKELSON – SHBA

Dizajnet dhe brendi Tristen Mickelson sjellë stuhi në Javën e Modës me koleksionin e veshjeve femërore.  Dizajneri 17 vjeçar është në rrugën e tij drejt suksesit, me një eksperiencë prej nëntë vjetësh, një fëmijëri e rrethuar nga industria e modës.  Brendi TM e ka udhëzuar atë drejt një stili të mahnitshëm streetstyle, të cilin edhe e prezantoi në këtë edicion të VFW.

VANCOUVER, BC - MARCH 22: A model walks the runway wearing Tristen Mickelson at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 22, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Tristen Mickelson at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

 

MOSKAL – Kanada

Stephanie Moscall-Varey, fytyra pas brendit të njohur, tregoi stilin dhe trendet në bazë të këndvështrimit të saj. Talenti i saj për dizajn është tashmë i njohur në Kanada, SHBA e Itali, duke u zgjeruar kështu edhe në pjesët tjera të botës. Ky koleksion solli kreacione me tone delikate të përshtatshme për veshjet e grave dhe një reflektim në tërë koleksion e saj i trendeve aktuale të modës.

VANCOUVER, BC - MARCH 22: A model walks the runway wearing Moskal at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 22, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Moskal at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

 

HANGJUN JO – Angli

Me një shkollim në Angli dhe prodhim të Koresë Jugore, koleksioni  i veshjeve të grave është inspiruar nga viti 1920, pikërisht nga sporti i tenisit. Me përdorimin e pambukut dhe materialeve të tjera të përshtatshme, Hangjun Jo solli një koleksion të mahnitshëm duke përfshirë edhe nuancat që i dhanë shije veshjeve.

VANCOUVER, BC - MARCH 22: Models walk the runway wearing Hangjun Jo at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 22, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Hangjun Jo at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017

 

KAKOPIEROS– Australi

Emërtimi I Ana Frank si frymëzim i këtij koleksioni, brendi sjellë elemente kaotike dhe të errëta në punën e tij. Me material “jashtë” normave, duke përdorur edhe lateks për  të paraqitur vizionin e tij. Për ndryshim nga dizajnerët e tjerë, Kakopieros ka një shprehje dhe ndikim nga aktualiteti; refugjatët dhe kriza ambientale.

VANCOUVER, BC - MARCH 22: A model walks the runway wearing Kakopieros at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 22, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Kakopieros at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017

admin

Artikujt e tjetrë