Lifestyle

Grunge në skenën e VFW

A model walks the runway wearing (designer) at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 23, 2017 in Vancouver, Canada.

Foto: Arun Nevader/WireImage

Në ditën e katërt të Javës së Modës në Vankuver, që po mbahet në Qendrën Kulturore Kineze, edhe njëherë kreatorët nga e mbarë bota, shfaqën kryeveprat e tyre.  Një prezantim ku përfshiheshin edhe shumë koleksione të veshjeve për meshkuj, të frymëzuara nga rruga dhe grunge e viteve 90-ta.

 

BLACKMERLE – Vankuver

Terry Shin, fytyra dhe mendja prapa kreacioneve të këtij brendi, bëri hapjen e ditës ë katër të VFW, me veshje street style.  Me qendër në Seul dhe Vankuver, Shin ka krijuar paradoks të grunge militar dhe veshjeve street, fokusuar në silueta të fuqishme dhe nuanca të errëta. Këpucë tepër të gjera, flokë me shkëlqim dhe lëkurë gjithashtu e vënë në pah nga modeli i veshjeve, kanë sjellë një prekje  apokaliptike që takohet me modën e lartë të stilit street.

VANCOUVER, BC - MARCH 23: Models walk the runway wearing Blackmerle at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 23, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Blackmerle at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

 

TSUNG YU CHAN – Tajvan   

Kjo linjë tajvaneze e veshjeve për meshkuj është diçka e re në Vancouver Fashion Week. Duke debutuar në vitin 2016, veshjet e këtij dizajneri janë bashkëpunim i street style dhe modës së lartë.  Një frymëzim nga vitet  e 90-ta të stilit grunge dhe uniformave ushtarake, të sjella në një prerje oversize dhe detaje eklektike që krijojnë një pamje unike dhe sjellin vulën e këtij brendi.

VANCOUVER, BC - MARCH 23: Models walk the runway wearing Tsung Yu Chan at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 23, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Tsung Yu Chan at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

 

GABBIE SARENAS – Filipine

Të krijuara në Gilipine, kreacionet e brendit nuk janë vetëm, të bukura, por janë një lloj trashëgimie e kulturës dhe praktikës. Detaje romantike dhe të ndërlidhura me pjesë që vetëm Gabbie di t’i sjellë në skenë.

VANCOUVER, BC - MARCH 23: A model walks the runway wearing Gabbie Sarenas at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 23, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Gabbie Sarenas at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

 

STEFANO GIAMMATTEI – Guatemala

Karriera e kreatorit ka nisur në moshën 16 vjeçare. Pasioni dhe dashuria e tij për modën nisën me frymëzimin e tij që përfshinte komponentë unike nga individualiteti guatemalez. Koleksioni i tij i radhës është ekskluzivisht për meshkuj dhe bënë bashkë modën e shoqërinë, duke zbuluar një lidhej shumë të bukur. Këto dizajne klasike sjellin një prekje të re me detaje e prerje asimetrike.

VANCOUVER, BC - MARCH 23: A model walks the runway wearing Stefano Giammattei at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 23, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)
Stefano Giammattei at Vancouver Fashion Week Fall/Winter

admin

Artikujt e tjetrë