Lifestyle

Shfaqja e parë e identiteteve në VFW

Foto: Arun Nevader/WireImage

Hapja e Javës së Modës në Vankuver VFW 2017, shënon sezonin e 29-të të këtij eventi. Gjatë kësaj mbrëmje u shfaqen koleksione nga kreatorë të LaSalle’s Fashion Design Program. Pamje ekskluzive sollën të gjithë kreatorët, të cilët bënë hapjen e edicionit të sivjetmë, të Javës së Modës në Vankuver, një punë e mrekullueshme, ndër të cilat duhet të veçojmë kreacionet braziliane nga Atelier Valeria Costa. Kjo e fundit solli kremten e festive të karnavaleve në skenën e VFW-së dhe mbajti të mbërthyer audiencën me dizajnet e saj, duke e shndërruar momentin në nuanca festive. Me secilin kreacioni solli edhe ovacione tek audienca, një kombinim i punës së dorës dhe performancës dinamike, një sfilatë që bëri hapjen më të mirë të mundshme në VFW.

VANCOUVER, BC - MARCH 20: A model walks the runway wearing Atelier Valeria Costa at Vancouver Fashion Week Fall/Winter 2017 at the Chinese Cultural Centre of Greater Vancouver on March 20, 2017 in Vancouver, Canada. (Photo by Arun Nevader/WireImage)

“For the Love of Couture and Wine” është frymëzuar nga kënaqësia, mahnitja dhe glamuri, që asocion në verën dhe modën. E gatshme për tu veshur, e frymëzuar nga dëshira për të  ndërthurë  materiale të ndryshme në një krijim të vetëm, të sofistikuar dhe elegant. Përdorimi  lëkurës varion në të gjitha format e saj, duke i dhënë kreacioneve një pamje unike e me bazë në vendet tropikale të Brazilit.

admin

Artikujt e tjetrë