Lifestyle

Kafiteria X21 një kënd i veçantë

Për të shënuar Ditën Botërore të Personave me sindromën Down, shoqata Down Syndrome Kosova, ka bërë hapjen e kafiterisë “X21”.  Me moton “Një Shije Më Ndryshe”, kjo shoqatë fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë dhe tenton të vetëdijesojë qytetarët për komunitetin me sindromën Down.  Shoqata Down Syndrome Kosova, ka organizuar një sërë aktivitetesh për të inkuadruar sa më shumë personat me sindromën Down, në mënyrë që të edhe ata të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë, duke bërë kështu që edhe qytetarët të vetëdijesohen dhe të jenë të informuar sa më mirë. Tashmë në këtë kafiteri do të kemi mundësi të jemi më afër njëri-tjetrit, të ndihmojmë në kapërcimin e barrierave dhe të kemi mundësi ta njohim më mirë njëri-tjetrin në shoqërinë e kafesë në X21.

FTESE (1)

 

 

admin

Artikujt e tjetrë