Arte Pamore

Udhëtim nëpër fotografitë shekullore

Për herë të parë në Galerinë e Arteve të Kosovës u prezantuan me rastin e Pavarësisë, me dhjetëra fotografi  gati dyqind vjeçare, të paekspozuara më parë nga fototeka Marubi.

 

 

Janë fotografi më shumë se 100 vjeçare, të cilat fototeka Marubi do të kremtojë në këtë mënyrë 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke i prezantuar ato për publikun në Prishtinë. “Kur flasim për historinë e fotografisë shqiptare, ajo starton me Marubin pikërisht në vitin 1886, atëherë kur fotografitë e para në studio realizoheshin nga Pjetër Marubi. Fotografitë e tjera të papublikuara të më shumë se 150 viteve më parë dhe në këtë ekspozitë ne do të prezantojmë fotografi të viteve 1856, 1950 dhe 1970, pra janë afro 187 vite fotografi, që kishin vënë pluhur e që nuk do të ishin publikuar mbase asnjëherë. Ne po i bëjmë këto publike në mënyrë, që fotografia shqiptare të kalojë kështu dimensionet  e saj për tu njësuar me kulturën mbarë shqiptare”, u shpreh Luçian Bede, drejtori i Fototekës “Marubi”.

maruu

Por cilat janë sfidat e këtij institucioni?! “Fototeka Kombëtare Marubi është institucioni i fotografisë shqiptare do të thosha mbarë shqiptare duke kaluar kështu edhe përtej kufijve shqiptar. Ndër sfidat kryesore të kësaj fototeke, ishte realizimi i një forme sa më të hapur të këtij institucioni, i cili do të ishte edhe më i prekshëm për publikun. Nëse deri dje kjo pasuri kaq e madhe për shqiptarët ishte gjithnjë e mbyllur brenda dyerve të arkivit, ne tashmë me një punë të nisur nga viti 2013  kemi përfunduar një proces historik. Procesi i inventarizimit  të kësaj pasurie kulturore, pasohet nga momente të tjera të rëndësishme siç është inventarizimi i dokumenteve historike të objekteve muzeale. Për të përuruar këtë proces, ne gjatë këtij muaji kemi  iniciuar një tjetër proces të rëndësishëm, siç është ai i digjitalizimit, i cili  mund të them që në të ardhmen e afërt do të mundësojë që në arkivin e  këtij institucioni të ketë qasje nga të gjithë studiuesit, e në këtë mënyrë të afrojë institucionin në fjalë me publikun”, tha z.Bedeni. Ndërsa nënvizoi si një sukses të Fototekës Marubi, bashkëpunimet me institucionet e tjera, siç është edhe ekspozita që do të mbahet me 17 shkurt në Galerinë e Arteve të Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

admin

Artikujt e tjetrë