Gruaja

Gruaja e parë me doktoraturë në Filozofi ka qenë shqiptare

Elena Lucrezzia Peshkopia është e para grua në botë  që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Evropë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një nga universitetit më të vjetër dhe më të njohurit në Evropë, dëshmon për vlerat e arritjeve të ejtës së saj. Portreti I saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut, SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj rreth Aristotelit. Elena Peshkopia lindi në Venecia në vitin 1646. Ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo”, në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi). Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë, më 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të.

elena-lucrezia-cornaro-piscopia-targa-commemorativa

Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë, por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte e dizajnuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist I njohur gjatë periudhës së Rilindjes, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenës dhe Londrës. Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt Perëndimit, si pasojë e pushtimit osman.  Elena, e talentuar edhe në muzikë, vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi, duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës me 25 qershor 1678. Ajo u bë lektore në Matematikë në Universitetin e Padovës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj të shkurtër. Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi, më 26 korrik të vitit 1684, në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeçare. Ajo prehet në kishën e “Shën Lukës”, në Padova të italisë.

Panorama

admin

Artikujt e tjetrë